Reali fiton “El Clasico”, i rimerr kreun e renditjes Barcelonës

845
Sigal

Real Madrid është kthyer në majën e klasifikimit të La Liga duke mundur në ndeshjen direkte Barcelonën, e duke e kapërcyer në renditjen e kampionatit, pikërisht katalanasit.

Real Madridi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 dha tashmë ka një pikë më shumë në krye të La Ligës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse rastet nuk munguan.

Në fraksionin e dytë të lojës u zhbllokua rezultati. Në minutën e 71-të, Vinicius Junior kaloi Real Madridin në avantazh, 1-0.

Në fund, sapo futet në fushë duke zëvendësuar Benzemanë, Mariano Diaz në të 92’ me prekjen e parë të topit shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 të madrilenëve.