Real Madrid në sulm për Mbappe dhe Haaland

185
Sigal

Real Madrid synon të transferojë gjatë verës yllin e Paris Saint-Germain, Mbappe dhe atë të Borussia Dortmund, Haaland.

Mediat spanjolle shkruajnë se Mbappe thuajse iu bashkua Los Blancos nga PSG në verën e vitit 2021, por asnjë ofertë nuk u pranua nga klubi francez dhe ai pritet të kalojë si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit aktual.

Por, Real Madrid gjithashtu mendon se do të jetë në gjendje të mund konkurrencën e disa prej klubeve elitare evropiane për të nënshkruar me yllin e Dortmundit. Ky i fundit, gjatë një prononcimi për mediat spenjolle, u shpreh se mund të luajë sezonin e ardhshëm në La liga, dhe duket se Real Madrid do të jetë ekipi i tij.