Prof. Dr. Zhevdet Zekaj: Skënderbeu vazhdon marshimin, Partizani e thelloi krizën

619
KËNDVËSHTRIM/ Partizani i besoi mendjemadhësisë, apo arrogancës së Moxhit e kompani, ja situata në ekstremet e renditjes 
Java e katërt fokuson në skajet e renditjes Skënderbeun dhe Partizanin, dhe diferenca mes tyre është +8 pikë! Si kurrë më parë këto vitet e fundit, pas katër javësh +8 ndaj Partizanit, rivalit potentë të tij, tashmë qartazi duket se kemi ende ekipe të pakoaliduara, edhe pse Skënderbeu vazhdon marshimin e stabilizuar në lojë, në rezultate dhe spektakël për të gjithë. I bukur në Evropë dhe mjaft prepotent dhe udhëheqës në Superiore, por java e katërt thelloi krizën shumëplanëshe tek Partizani! Prisnim shumë të gjithë, por ndodhi e kundërta, vazhdoi rënia e lirë e Partizanit drejt pikës zero. Krizë besimi, krizë golash, krizë fitoresh, krizë idesh, krizë klanesh në skuadër, krizë drejtimi. Partizani i ngërthyer si kurrë më përpara. Partizani i besoi mendjemadhësisë apo arrogancës së Moxhit e kompani, të cilët mendoj se kanë gabuar rëndë, duke nënvleftësuar Superioren dhe sollën lojtarë mediokër dhe trajnerë pa përvojë në këtë kampionat ku luajnë Skënderbeu, Kukësi, Teuta, Flamurtari, e deri tek Lushnja. Gabim! Edhe në ndeshjen e fundit pak Partizan pamë, i cili nuk diti të fitonte ndaj një Lushnje e gjitha e mbyllur në portë. Me topa të gjatë dhe shumë pasime, por asgjë të rrezikshme në sulm. Gaboi trajneri duke ndërruar Bardhin, dhe skuadra pjesën e parë krijoi volum pa rrezikshmëri. Në fakt, për fitoren duhej Bardhi, Vila, Trashi, etj, që të sulmonin e depërtonin, për të tronditur Lushnjën në mbrojtje, por jo ai sulm aq i ngadaltë apo me topa të gjatë. Kukësi pas shumë kohësh gaboi, sa nga fakti se skuadra ende nuk është kolauduar, po aq sa nga merita e Skënderbeut, skuadra e momentit. Kukësi është ende kantier dhe Milinkoviçit i duhet kohë për të realizuar idetë e tij me skuadrën. Teuta humbi dy pikë mjaft të vlefshme, një autogol që i humbi kryesimin dhe ato pikë të marra në transfertë, nuk e ruajtën ritmin. Teuta luajti me një skuadër të fortë si Kamza, e cila ka bërë një merkato të shkëlqyer dhe po tregon veten si skuadër Superioreje. Laçi nuk e prishi traditën e fitoreve ndaj një Vllaznie të çoroditur dhe me shumë probleme, dhe ndeshja premierë për Gentjan Mezanin nuk kishte si të shkonte më mirë për atë. Po Flamurtari? Përtej probleme të kolaudimit dhe dëmtimeve, ka plasur problemi Danilo-Duro. Kur Flamurtari fiton, Danilo nuk merr lëvdata, kur humbet, ai është në qendër të kritikave. Mendoj se Duro bëri deklarata emotive për Danilon në media, sepse duhej më kujdes dhe brenda familjes. Humbi një ndeshje që e dominoi, por bëri shumë pasime gabime, dhe kishte përballë një Luftëtar të motivuar maksimalisht, të vendosur shumë mirë në fushë dhe që me Bregun e Abazajn i krijonte shumë pasiguri Flamurtarit. E përsëri si rrallë herë, Partizani “moxhian” në fund, katër ndeshje asnjë gol, dhe 2 humbje dhe 2 barazime! Ka ndryshuar mentalitet të ri në lojë, por hendeku i largimeve të Ramadanit, Ekubanit,Torrasës, Mazrekajt etj, ndarje e ekipit në italianë dhe shqiptarë, mungesa e futbollistit finalizues, edhe një Edgar Çani jashtë forme dhe i dëmtuar, me një pagë super të lartë për klubin, kanë sjellë dëme. Do thotë ndonjëri: …Po edhe Reali, Bajerni keq e kanë nisur dhe nuk u bë nami…”, por kjo nuk ka lidhje me problematikën dhe krizën që ka përfshirë Partizanin. Mungesa e Tiranës sikur e ka çmotivuar fare Partizanin e vendit të fundit.

Gjithsesi, kjo javë iku, shpresojmë që ndërprerja e garës për shkak të dy ndeshjeve të Kombëtares, të përfundojë kolaudimin dhe skuadrat të përmirësojnë çfarë të mundin, si të sjellin një garë ndryshe, për të na ofruar dhe tifozët, që deri tani janë të paktë.
Java e katërt thelloi krizën shumëplanëshe tek Partizani! Prisnim shumë të gjithë, por ndodhi e kundërta, vazhdoi rënia e lirë e Partizanit drejt pikës zero. Krizë besimi, krizë golash, krizë fitoresh, krizë idesh, krizë klanesh në skuadër, krizë drejtimi. Partizani i ngërthyer si kurrë më përpara. Partizani i besoi mendjemadhësisë apo arrogancës së Moxhit e kompani
Ndeshjet e Partizanit
Java e parë/ 10.09.2017 
Partizani-Laçi 0-2
Java e dytë/ 18.09.2017 
Partizani-Kukësi 0-0
Java e tretë/ 23.09.2017
Skënderbeu-Partizani 2-0
Java e katërt/ 02.10.2017
Partizani-Lushnja 0-0
Nd 4, F 0, B 2, H 2, G 0:4
360 minuta
Në katër ndeshjet e para të Kategorisë Superiore 2017-2018, Partizani nuk ka shënuar asnjë gol
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e pestë
Datë 12 tetor 2017 
Luftëtari-Kamza 14:00
Lushnja-Kukësi 14:00
Skënderbeu-Laçi 17:00
Vllaznia-Flamurtari 17:00
Teuta-Partizani 17:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 4 10
2.Kukësi 4 7
3.Flamurtari 4 7 
4.Teuta 4 7
5.Laçi 4 6
6.Luftëtari 4 5
7.Vllaznia 4 4
8.Kamza 4 3
9.Lushnja 4 2
10.Partizani 4 2
Sigal