Prof. Dr. Xhevdet Zekaj
“Mjeshtër i Madh”
Ne jemi Shqipëria dhe për një barazim edhe mund të lusnim. Por edhe Brazili, Franca, Argjentina, Italia, Gjermaniae kanë festë nëse barazojnë në Uembli ne duam fitore?Shqiptarë jemi përse mos të ëndërrojmë?!?!
Kristjan Asllani dhe kompani bënë çmundën, por treluanët ishin motivuar a thua po lzani finale botëriri.
Shqiptarët modestë vetëm me Asllanin, Gjimshitin Brojën u afroheshin në vlera të transfermarket disa prej tyre, por rdhe në profesionslizëm, dhe me shokët e tyre nuk bënë performancë pozitime edhe me autobuzin e parkuar deri gek goli i parë, jo dhe qa të keqe.
të keqe.
Forca çuna!
Forca Shqipëria!
Por, duget të pranojmë se fitorja 2-0 e Anglisë ndaj Shqipërisë në “Wembley” shënoi debutimin e suksesshëm të Thomas Tuchel në pankinën e “Tre Luanëve”. Ky rezultat jo vetëm që i dha Anglisë tri pikët e para në Grupin K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, por gjithashtu e vendosi në një pozicion të favorshëm për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.
Ashtu si media ndërkombëtare, modestësisht dhe ne e po analizojmë këtë ndeshje nga disa këndvështrime: dominimi i Anglisë, problemet e Shqipërisë në fazën sulmuese, organizimi taktik i të dyja skuadrave dhe ndikimi i trajnerëve. Më poshtë po bëjmë një analizë të detajuar, duke theksuar aspektet teknike dhe taktike të kësaj përballjeje.
Rreshtimi dhe qasja taktike e Anglisë
Thomas Tuchel startoi me formacionin 4-2-3-1, një skemë që është bërë tashmë standarde për shumë skuadra elitare europiane. Ky sistem ofroi balancë mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse, duke i dhënë Anglisë kontroll mbi posedimin dhe mundësi të shumta për të shfrytëzuar hapësirat mes linjave të kombëtares shqiptare.
Sa i përket aspektit sulmues; Harry Kane u pozicionua si “pykë”, me detyrën për të mbajtur topin dhe lejuar mesfushorët ofensivë të përfshihen në aksionet sulmuese të Anglisë. Pas tij, tridenti Marcus Rashford – Jude Bellingham – Phil Foden ofroi dinamizëm dhe kreativitet. Në mesfushë, Curtis Jones dhe Declan Rice ndihmuan në ndërtimin e aksioneve, me Rice që shërbeu si një ekran mbrojtës, ndërsa Jones kishte më shumë liri për të avancuar dhe ndihmuar në presionin lart.
Në mbrojtjen angleze, Lewis Skelly në të majtë dhe Kyle Walker në të djathtë ofruan mbështetje sulmuese nga krahët, ndërsa dy qendërmbrojtësit, Dan Burn dhe Ezri Konsa ishin të mirëvendosur për t’i ndaluar kundërsulmet e Shqipërisë.
E çfarë mund të nënte Shqipëria e vogël e Silvinjos përballë një taktike dhe talentesh botërorë?
Asgjë më shumë se të luanin si deri në minutën e 35-të
Strategjia e Anglisë ishte e qartë në lojën me dhe pa top.
Me topin: Anglia kishte një qasje të bazuar në posedimin e topit (rreth 67%), duke përdorur pasime të shpejta dhe ndryshime të shpejta të krahut për të çarë mbrojtjen e ngjeshur shqiptare. Bellingham ishte lojtari kyç në ndërtimin e aksioneve, duke dhënë një asist të shkëlqyer për golin e parë.
Pa topin:
Në mbrojtje, Anglia ushtronte një presion të lartë në fushën e Shqipërisë, duke mos lejuar lojtarët shqiptarë të ndërtonin me qetësi aksionet nga prapavija. Kur Shqipëria kalonte në sulm, Anglia e ulte bllokun mbrojtës, duke krijuar një formë të ngjeshur 4-4-2 për të bllokuar hapësirat mesfushore.
Rreshtimi dhe qasja taktike e Shqipërisë
Trajneri Sylvinho u përpoq të aplikonte një lojë të kujdesshme mbrojtëse, duke e nisur ndeshjen me skemën 4-3-3, e cila shpesh shndërrohej në një 4-5-1 gjatë momenteve pa top.
Në majë të sulmit startoi Myrto Uzuni, i asistuar nga krahët prej Bajramit dhe Asanit. Për shkak të dominimit të Anglisë në posedim, Shqipëria nuk arriti të krijojë raste të qarta. Vetëm pas hyrjes në lojë të Brojës ndryshoi diçka në manovrën sulmuese. Edhe pse jo në maksimumin e tij, ylli ynë kuqezi ndërmori inkursione të frikshme për kundërshtarët, e vuri prapavijën angleze në panik, uli me kokë një top të bukur për Asanin, që nëse do të tregohej më i shpejtë mund ta kishte barazuar rezultatin në 1-1.
Në mesfushë, Ylber Ramadani dhe Qazim Laçi ishin të ngarkuar me detyrën për të ndalur ndërtimin e lojës angleze, ndërsa Kristan Asllani duhej të ndërtonte me fantazinë e tij tranzicionin e shpejtë dhe kundërsulmet e shpejta. Vuajtja qe prezente për këtë repart gjatë tërë ndeshjes, ndaj ranë pak në sy, morën vlerësime të dobëta, të gjithë lojtarët mesfushorë, titullarët dhe ata që hynë si zëvendësues.
Sa i takon mbrojtjes, mungesat e Mitajt dhe Hysaj e detyruan trajnerin Sylvinho të “arnonte”. Kështu, në të majtë luajti Naser Aliji, lojtar i Dinamos në Superiore. Deri diku i bëri mirë detyrat mbrojtëse, por ai nuk e ka aftësinë avancuese në krahë, në ndihmë të sulmit, si Mitaj. Pra, në këtë pozicion të formacionit kuqezi kishim deficensa. Edhe Balliu në të djathtë të mbrojtjes, duke qenë se ka luajtur pak në klubin e tij, nuk pati ndeshjen e tij më të mirë. Munguan inkursionet e tij të zakonshme në krahë, deri në këndore, por edhe siguria absolute në markim. Qendra e mbrojtjes kishte dy gjigantët kuqezinj, Gjimshiti dhe Ajeti. Kapiteni ynë kuqezi evitoi një gol të sigurt, teksa ndërpreu goditjen e Kane nga dy metra larg portës sonë të zbrazët, ndërsa Ajeti mbetet një pedanë sigurise, falë fizikut dhe përvojës që posedon tashmë. Fatkeq Ismajli, që nuk u rikuperua në kohë për të dhënë kontributin e tij. Sidoqoftë, në qendër të mbrojtjes jemi të mbuluar me emra të tillë si Kumbulla, Ismajli, Ajeti, Gjimshiti etj. Të zbuluar duket se jemi në të majtë të prapavijës sonë.
Strategjia e Shqipërisë me dhe pa top
Me topin: Shqipëria u përpoq të ndërtonte sulme nga krahët, por presioni i lartë i Anglisë i detyroi shpesh kuqezinjtë ta humbnin topin shpejt. Problemi kryesor ishte mungesa e thellësisë në lojë dhe e një pike referimi në sulm, sidomos derisa hyri në fushë Broja.
Pa topin: Kombëtarja shqiptare adoptoi një bllok të ulët mbrojtës, duke u përpjekur të mbyllte hapësirat në qendër, por mbeti e ekspozuar ndaj depërtimeve nga krahët dhe pasimeve diagonale të Anglisë.
Momente kyçe të ndeshjes
Minuta e 20-të – Goli i parë i Anglisë. Jude Bellingham dhuroi një pasim të zgjuar në zonë për Lewis Skelly, i cili shënoi me një finalizim të saktë. Ky gol e vendosi Shqipërinë në një pozitë të vështirë, pasi e detyroi skuadrën kuqezi të dilte më shumë në sulm.
Minuta e 78-të – Goli i dytë i Anglisë. Harry Kane finalizoi me kokë një krosim të bukur nga Declan Rice, duke vulosur fatin e takimit, kur kuqezinjtë tanë kishin rritur vetëbesimin dhe me Brojën kishin avancuar përpara në kërkim të barazimit.
Dëmtimi i Strakoshës. Në minutat e fundit, Shqipëria humbi portierin e saj për shkak të një dëmtimi, çka mund të ndikojë në ndeshjet e ardhshme.
Pikat e forta dhe të dobëta të të dyja skuadrave
Anglia
Pika të forta:
Dominim në posedim dhe kontroll të ritmit të lojës.
Krijimi i rasteve përmes kombinimeve të shpejta.
Efikasitet në përfundimin e aksioneve.
Pika të dobëta:
Në disa momente mungonte intensiteti i duhur në sulm.
Disa vështirësi në qasjen kundër mbrojtjeve të thella, sikurse e aplikoi Shqipëria. Gjë që e pranoi edhe trajneri Thomas Tuchel.
Shqipëria
Pika të forta:
Organizim relativisht i mirë mbrojtës në pjesën e parë.
Përpjekje për të dalë në kundërsulm.
Pika të dobëta:
Mungesa e kreativitetit në ndërtimin e aksioneve.
Mungesa e finalizimeve dhe e një sulmuesi të qartë.
Përfundimi
Fitorja e Anglisë ishte e merituar, me një performancë të disiplinuar dhe efektive. Shqipëria, ndonëse pati momente të mira, nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme dhe nuk gjeti mënyrën për të superuar presionin e Anglisë. Për Tuchel, kjo ishte një nisje pozitive në stolin e Anglisë, ndërsa për Shqipërinë, sfidat e ardhshme do të jenë vendimtare për të ruajtur shanset e kualifikimit në Botërorin 2026. Anglia është shumë lart, ndaj humbja 2-0 ndaj saj nuk duhet dramatizuar, teksa sfidat me rivalë si Serbia, Andorra dhe Letonia duhen marrë shumë seriozisht, sepse ndaj tyre do t’i luajmë shanset reale.
Nëse ukemi e flasim shqip ishte një rezultat i mirë dhe ebde nuk kemi këllqe për të barazuar apo fituar në Wembli.
Ne vazhdojmë të fitojmë me lojrsrin e dymbëdhjetë, me modelin e qytetarisë, tifozit të zjarrtë e paqësor, kundërshtar por jo të dhunshëm, ata treguan përsëri që modeli i shqiptarëve nuk është as ai i skifterëve dhe as ai i shtëpive të barit.
Vazhdojmë të humbasim me të
mëdhatë, madje këtë radhë me zotërimin e topit pak më shumë se Shqipëria kur luajti në Shkodër kundër Spanjës.
Shqipëria të hënën nis garën për botërorin me synim për ëndrrën e botrorit. Të gjithë pranë tyre!
Forca Shqipëria!