Prezantohet trajneri i ri i Kombëtares, Duka: Me Panucci-n kualifikohemi në Europian

435
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu bindjen e tij se trajneri i ri i Kombëtares, Christian Panucci do të japë më të mirën për përfaqësuesen tonë.
Teksa kanë mbetur 4 ndeshje për t’u luajtur në eliminatoret e Rusi 2018 dhe kualifikimi është pothuajse i pamundur, Duka tha se objektivi tashmë është Euro2020.

Presidenti i FSHF-së u shpreh se vullneti e dëshira e Panucci-t dhe stafit të tij, do të arrijnë të kualifikojnë Kombëtaren në kampionatin e ardhshëm evropian.

“Ky ka qenë një proces i zgjatur pak në kohë, pasi jemi munduar të bëjmë më të mirën. Vendimi ynë nuk ka qenë i lehtë. Kemi zgjedhur ta drejtojë ekipin tonë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian, Christian Panucci. Ka një eksperiencë modeste. Jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen më të mirë. Është një njeri me vullnet e dëshirë të jashtëzakonshme dhe jam i bindur që bashkë me stafin e tij, do të bëjë të mundur që ne të jemi pjesë e Euro2020,” tha Duka.
Sigal