Premier League/ Arsenal nuk e lëshon kreun, Man.United del jashtë garës për titull

108
Sigal

Arsenali vijon rezultatet pozitive në Premier League duke mbajtur distancën me +5 nga Man City në luftën për titull.

Topcinjtë kanë mposhtur 0-3 në transfertë Fulham. Gjithcka u zgjidh që në pjeseën e parë me golat e Gabriel 21′, Martinelli 36′ dhe Odegaard 45+2.

Në ndeshjen e radhës, Arsenali pret Crystal Palace.

SHIKO GOLAT

Ndërkohë, Man United duket se ka dalë nga gara për titull dhe diferenca me Arsenalin shkon në 16 pikë kur kanë ngelur dhe 11 ndeshje nga fundi.

Skuadra e Ten Hag barazoi pa gola ndaj Southampton, ndërsa Casemiro la ekipin me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq në minutën e 34′.

Në ndeshjen e radhës, Man United përballet në transfertë me Newcastle.