Moisi Dalipi: Kanarinat e “Labërisë” këndojnë labçe

660
Sigal

Shumë vite më parë, figura më popullore e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, Mexhit Haxhiu, do më thoshte: “Vlora historikisht ka qenë dhe do mbetet një trevë që lind dhe rrit  futbollistë cilësorë dhe skuadra futbolli për t’u pasur zili nga të gjithë. Kur dikush mendon se në Vlorë, futbolli mbijeton me shumë vështirësi, diku do   dalin  futbollistë në nivelit lartë, ose do të ngrihet një skuadër e re,  që do të kërkojë të  konfirmojë se  futbolli në Vlorë, është si  një besim fetar më vete”. I kam dhënë të drejtë në mënyrë të përsëritur  këtyre thënieve  të Mjeshtrit Mexhit Haxhiu,  sa herë dëgjoj ose bëhet fakt,  kur një djalosh vlonjat bëhet futbollist ose trajner me emër për futbollin shqiptar, por dhe kur  lind  dhe përfaqësohet denjësisht në gara dhe ndeshje, një skuadër e re e Vlorës, përtej  “Flamurtarit”,  që këtë sezon është një zhgënjim më vete. Kështu do thosha për grupin e futbollistëve vlonjatë të vitlindjes 1976, me Geri Çipin, Ervin Skelën, Adrian Aliaj, Devi Mukën, Florian Myrton, dhe Ervin Fakaj, që për shumë vite shkëlqyen fort  e bukur në ekipin kombëtar. Kështu  kam gëzuar dhe vlerësuar  ngritjen e ekipit të futbollit “Vlora” në vitin 2002, apo ringritjen nga e para të ekipeve të futbollit të Himarës dhe Selenicës. Por kështu jam ndier  krenar këto ditë,  kur një ekip  i ri, i ngritur pak muaj më parë,  me një emër  sinjifikativ dhe të veçantë, “Labëria” , që ka garuar dhe është shpallur kampion kombëtar  në Kategorin e Tretë, dhe sezonin e ardhshëm, do jetë pjesë e skuadrave të Kategorisë Dytë. Kështu pra,  treva  futbolldashëse e Vlorës,  nuk duron dot pa futboll, pa sukses në gara kombëtare dhe pa emocionet që sjell futbolli. Dhe  atë që s’e bënë  për shumë vite “Flamurtari” e bën  fort mirë skuadra e re, me emrin e saj të bukur  “Labëria”, me  uniformat në  ngjyrë të verdhë na përcaktoi titullin e  këtij shkrimi,  “Kanarinat e Labërisë këndojën labçe”.  Kërkon të përligjë shumë gjëra kjo skuadër e re,  duke filluar që nga mbështetësit financiarë,  vëllezërit Lala, trajneri Arlind Rustemi dhe përbërjen ku  ka vetëm djem vlonjatë që e duan fort futbollin. E pra,  këto janë gjetjet dhe të veçantat  që nga  emir “Labëria” i  skuadrës  përligj  çdo detaj të saj .

       Si ka lindur  skuadra e futbollit “Labëria”    

Edhe pse në Shqipëri për pjesën më të madhe të opinionit tonë sportive, ky emër  është bërë i njohur vetëm këta muaj që janë zhvilluar me sistem grumbullimi ndeshjet  e Kategorisë Tretë, ku djemtë  labër i dhanë emër skuadrës tyre. Po e vërteta qëndron shumë vite më pare,  dhe  larg Shqipërisë,  në qytetin  e Nju –Jorkut në SHBA,   ku përpara 9 –viteve, vëllezërit vlonjatë  Lala, që  kanë  emigruar përpara 20- viteve, mbështetën dhe ngritën një skuadër futbolli të Nju-Jorkut   me emrin “Labëria” që  në përbërje ka futbollistë shqiptarë. Nga viti në vit kjo skuadër është rritur dhe sot bënë pjesë në Ligën e Tretë  të  futbollit amerikan. Në  vitin e kaluar vëllëzërit Lala, me origjinë nga Kuçi i Labërisë, por  lindur dhe rritur në Vlorë,  në familjen e intelektualëve të respektuar  Zeman dhe Elvira Lala, që njihen në qytet dhe më gjerë,  si të dashuruar  pas  futbollit,  vendosën të  ngrejnë dhe formojnë në trevën e tyre skuadrën e futbollit  me emrin “Labëria”. Dikush që nuk  besonte fort në  këtë nisëm, u bind shumë shpejt jo vetëm tani  që  skuadra e futbollit “Labëria” u shpall kampione në Kategorinë Tretë, por dhe ngritja dhe fuksionimi i sukseshëm i Akademisë me moshat që nga U-5 -vjeç dhe deri U-11 –vjeç, që janë dhe finalistë për zonën e Jugut. Ndoshta shumë shpejt,  të dyja skuadrat me emrat e tyre të veçantë “Labria”,  do takohen së bashku në ndeshje futbolli, ku pak rëndësi ka vendi ku do të luhet kjo ndeshje, kur tani më ndihet që gjithçka është pjesë  e emrit futbolldashës “Labëria”.  Por gjithëçka nuk do të ndalet këtu. Këto ditë nisin punimet për ngritjen e fushës të futbollit, dhomave  të zhveshjes dhe tribunave me kapacitet për 4 mijë sportadëshës, diku pranë ish stadiumit të Nartës.  Projektet, financimet  janë të gjitha gati dhe punimet do të përfundojnë në fillim të muajt shtator të këtij viti. Kështu  pra, në Vlorë,  do të  marrë  jetë një qytezë  e re futbolli që do këndojë fortë labçe futbollin. Nga drejtuesit mendohet se nuk do të jetë e largët dita që ekipi i futbollit “Labëria” dhe Akademia e tij sportive, të jetë një model më vete me tërë vlerat bashkëkohore .

Përbërja  dhe  rezultatet e skuadrës   

Kur shikon përbërjen dhe moshën mesatare të skuadrës që nuk kalon atë të 22.4 vjeç, bindesh shpejt se ngritja e ekipit ka synuar që në fillim për të prekur suksesin. Halim Bega, Gani Myterizi dhe Ilrjan Çaushaj  janë “veteranët”,  sepse të tjerët që nga portieri Fadil Spahiu, mbrojtësit Rasim Hyso, Albion Zeqiri, Xhuliano Lelaj, mesfushorët  Bruno Nebiu, Paulin Berdo, Fatmir Bega, Ekelejd Kameberaj, Briked Islamaj, sulmuesi Alfredo Sina,  si dhe më të rinjtë  Merdanaj, Zako, Rina, e Rukaj, përbëjnë atë ansambël të bukur sportiv që preku bukur suksesin duke fituar titullin kampion. Dhe në 12 ndeshjet e zhvilluara kjo skuadër arriti të fitojë në 10 ndeshje, të barazojë  në 2 ndeshje dhe asnjë humbje. Golaverazhi është tepër pozitiv  me 46 gola të shënuar dhe  vetëm 12 gola të pësuar. Golëshënuesi më i mirë është Ilirjan Çaushaj me  8 gola të shënuar.  E veçantë tek kjo përbërje është fakti, se të gjithë janë futbollistë që më parë kanë luajtur për “Flamurtarin” ose për skuadra të tjera, por dikush që mban veten për “specialist”,  i ka  skarcuar me të padrejtë. Ekipi “Labëria”  ju ka hapur portat të gjithëve që e duan dhe luajnë futbollin, ndaj  është një skuadër e konturuar vetëm me djem vlonjatë. Për të ardhmen, drejtuesit premtojnë një skuadër më të fortë, por me kushtin që të jenë futbollistë me origjinë labe. Rezultatet në ndeshjet e zhvilluara janë këto:

“Labëria” –  “Pirust”           9-0 dhe 3-2

“Labëria” –  “Divjaka”        1-1  dhe 2-1

“Labëria” –  “Valbona”        3-1 dhe 2-1

“Labëria” –  “Bulqiza”……  3-2 dhe  1-0

“Labëria” –  “Kinostudio”… 4-0 dhe 2-2

“Labëria” –  “Osumi”             9-1 dhe 7-1

“Labëria” –  “Shkëndija”        5-2 dhe 3-0 (afrore)

  Trajneri Rustemi dhe formimi profesional

Trajneri  i skuadrës “Labëria”,  është  një djalosh i apasionuar pas futbollit, 34 -vjeçari Arlind Rustemi. Me përvojë si futbollist tek  “Flamurtari” , “Vlora”,  “Sopoti”, “Gramozi” dhe dy  sezone në futbollin e Maltës. I qetë, i urtë,  shumë punëtor  dhe  njeri i sacrifices, që qëndron larg egozimit profesional. Për shumë vite trajner tek moshat e “Flamurtarit”,  ku suksesi ka qenë pjesë e punës tij . Ka mbrojtur me shumë sukses  licencën A të U.E.F.A-s  për trajner futbolli. Shumë kërkues në punë për rezultat pozitiv. Ndihmësët e tij Endri Mehmeti dhe Endri Lagji,   janë  një suport më shumë profesional në punën e tij.  Një specialist që shumë shpejt do flasë vetëm me gjuhën e suksesit  tek  ekipi që ka  ngritur, formatuar dhe drejtuar me shumë sukses  deri tani. Është kjo arsyeja që trajneri Rustemi  tregohet  optimist për të ardhmen e skuadrës tij kur thotë: “Kanarinat e Labërisë” , gjithëmonë do të këndojnë labçe”. Dhe vërtetë, shumë detaje të bëjnë të besosh se kështu ka për të ndodhur,  me emrin më të ri dhe më të veçantë të futbollit shqiptar,  skuadrën “Labëria”.