Sigal

Barcelona ka mbërritur në Milano në vigjilje të sfidës me Inter që zhvillohet nesër në orën 21:00 në “San Siro” e vlefshme për ndeshjen e 4-ët të fazës së grupeve të Champions League.

Që në hapat e parë në tokën italiane Gerrard Pique ka marrë “goditjen” e parë, më saktë e dha ai vetë goditjen e parë. Mbrojtësi shtatlartë zbriti nga autobusi i skuadrës dhe me mendjen tek një letër që po lexonte nuk po shikonte ku po i hidhte hapat.

Pavarësisht tentativës së stafit drejtues për ta shpëtuar Pique goditi me kokë pasqyrën e autobusit, por spanjolli vijon i qetë rrugën duke mos u shpërqendruar nga letra që kishte në dorë.