Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë dhe një Italian pasi trafikonin lëndë narkotike të tipit kokainë.

Operacioni i koduar “Bukë e miell” i ekzekutuar nga policia e Empolit me urdhër të Prokurorisë së Firences ka arrestuar shqiptarët; Liman Dana 54 vjeç, djali i tij Arjan Dana 29 vjeç, nipi Fabian Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova

NOA

Tre shqiptarët akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafik kokaine, të cilën e shisnin si individualisht ashtu dhe si furnizues të italianit të arrestuar.

Shqiptari 54 vjeçar, Liman Dana merrej me përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të kokainës në banesën e tij, ndërsa djali i tij Arjan Dana e nipi Fabian Ismaili ishin korrierët e shitjes së drogës.

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 pas denoncimit të bërë në polici nga e dashura e italianit të arrestuar Maria Esposito 41 vjeç e cila pas një grindje me të dashurin rrëfeu aktivitetin kriminal si dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.

Sipas policisë italiane kokainë e trafikuar ishte e cilësisë mjaft e pastër e dozat varionin nga 10 deri më 50 gramë.