Pioli në vështirësi, sulmuesi i Milanit pëson dëmtim serioz

213
Sigal

Trajneri Stefano Pioli, i cili sot nënshkroi një marrëveshje të re me kuqezinjtë, do të duhet të përballojë ndeshjet  pa qendërsulmuesin francez , Olivier Giroud.

“Tuttomercatoweb” dhe “Calciomercato.com” raportojnë se ish-lojtari i Chelseat dhe Arsenalit ka pësuar një dëmtim në muskulin e majtë dhe do të mungojë për të paktën 10 ditë.

Giroud, i cili startoi në fitoren 1-0 ndaj Atletico Madridit, më pas do të rivlerësohet për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Por trajneri ka marrë gjithashtu disa lajme të mira, pasi portieri Mike Maignan dhe qendërmbrojtësi Fikayo Tomori janë rikthyer në stërvitje dhe janë në garë për një vend në skuadër kundër Sassuolos këtë fundjavë.

Veterani,  Zlatan Ibrahimovic, i cili zëvendësoi Giroud kundër kampionëve spanjollë, duhet të jetë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen kundër Neroverdit.

Milani aktualisht është i pari me Napolin në Serie A, pasi ka marrë 32 pikë në 13 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon