Përkujtohet legjenda Bekenbauer, bashkëshortja e tij dhe ish-kapitenët gjermanë prezantuan trofeun në fushë

56
Sigal

Në nisje të Europianit u përkujtua edhe legjenda gjermane Franc Bekenbauer i cili u nda jeta më 7 janar të 2024-ës.

Bashkëshortja e tij Heidi së bashku me dy kapitenët gjermanë që fituan kampionatin evropian, Bernard Dietz (1980) dhe Jurgen Klinsman (1996) sollën në fushë trofeun.

Legjenda e futbollit gjerman u nda nga jeta në janar të këtij viti në moshën 78 vjeçare.

Beckenbauer konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Ai ka luajtur në total 621 ndeshje, ku ka shënuar 74 gola dhe ka asistuar 75 herë.

Legjenda gjermane nuk është ndëshkuar asnjëherë me kartonin e kuq. Ndërsa me kombëtaren e Gjermanisë, ai ka luajtur 103 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 10 herë.