“Pasi fitova Kupën e Botës kisha 5 thirrje të humbura nga Mourinho”, Dybala: Ai e dashuron Messi-n

43
Sigal

Paolo Dybala ka rrëfyer në një intervistë marrëdhënien e veçantë që ka me trajnerin e Romës, Jose Mourinho. Dybala u transferua vitin e shkuar në kryeqytetin italian dhe është i preferuari i trajnerit portugez.

Dybala ndan një moment të veçantë me Mou-n. Pasi fitoi Kupën e Botës në Katar, kur hapi celularin pa se kishte 5 thirrje të humbura nga Jose Mourinho.

“Kur mbaroi finalja me Francën, unë isha në dhomën e festimeve, më pas shkova në dhomën e zhveshjes, mora telefonin të flisja me familjen dhe kisha pesë thirrje të humbura nga Mou. Mendoj se telefonova më parë mamanë time”, tha Dybala.

Gjithashtu argjentinasi rrëfeu se tekniku portugez e pëlqen jashtë mase shumë Messin dhe Argjentinën.

“Ai ishte i lumtur, sepse e do Argjentinën. Ai gjithnjë më thotë gjëra të jashtëzakonshme për Di Marian dhe Messin gjithashtu, i do shumë. Të gjithë argjentinasit i kanë dhënë atij diçka më shumë në ekipet e tij dhe ai flet mirë për këdo. Ka afeksion të madh për të gjithë argjentinasit”, tha Dybala.