Pas Barcelonës, Ceferin sulmon edhe Juventusin e ish-mikut Agnelli

127
Sigal

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka për të gjithë. Pas Barcelonës ai përqëndrohet te një tjetër klub nën hetim në Itali që rastësisht është edhe inisiator i Superligës së Europës, kompeticion që synoi të thyente ligjet e UEFA-s.

Në deklaratën e bërë ditën e sotme, Ceferin ndalet gjatë te klubi bardhezi, aktualisht i dënuar me 15 pikë në Serie A.

“Nuk më kënaqi largimi i Agnellit sepse nuk dëshiroja që shkeljet të rezultonin të vërteta. Unë nuk kam një marrëdhënie me Agnellin por dua të nënvizoj respektin që kam për Juventusin si klub dhe të njëjtin respekt kam edhe për Realin e Barcelonën.

Nëse vendimet i merr një bord drejtues, nuk duhet të vuajnë lojtarët apo tifozët. Nga tre klubet që kërkojnë të shpëtojnë futbollin, një prej tyre akuzohet për mashtrime me bilancin dhe tjetri për korrupsion. Të shikojmë nëse mund të ketë diçka edhe pëer klubin tjetër”.