Partizani mundet në Korçë, vajzat e Skënderbeut fitojnë finalen e dytë në volejboll

117
Sigal

Finalja e dytë për titullin kampion në volejbollin e femrave është fituar nga vajzat korçare të Skënderbeut përballë Partizanit, me rezultatin e pastër 3-0.

Edhe pse në rezultat ndeshja u mbizotërua nga korçaret që luanin në shtëpi, ndeshja ka qenë e fortë dhe plot emocione, për shkak edhe të tifozerise e cila kishte tejmbushur pallatin e sportit “Tamara Nikollla”

Trajneri i Skënderbeut ka vlerësuar lojën e ekipit të tij, duke evidentuar edhe gabimet.

“Fitorja ishte e mirë, skuadra u shpreh aty ku prisnim, skuadra mund të bënte më mirë në dy setet e tjera, por edhe kundërshtari është i denjë”, tha Orlando Koja, trajner i Skënderbeut.

Kapitenia Elena Bego tregon se emocionet e kësaj ndeshje kanë qenë të mëdha, për shkak se barazuan në përballjen direkte.

“Ishte vendimtare për ne kjo fitore, nisem pothuajse nga 0. Jemi 1-1 dhe këto përsëri është shumë e rëndësishme të fitojmë ndeshjen në Tiranë. Përveç që është lojë fizike, është dhe shumë emocionale, mendore”, u shpreh kapitenia e Skënderbeut.

Kryeqytetaset kanë fituar me rezultatin 3-1 në sfidën e parë të luajtur në “Asllan Rusi”. Me fitoren e marrë, Skënderbeu barazon kështu numrin e finaleve të fituara, duke rritur shanset e vajzave korçare për finalen e madhe.