Partizanit i “rrëshqet” fitorja nga duart, klubi slloven e ndal në minutën e 95-të

127
Sigal

Partizani nuk shkoi dot më shumë se barazimi në testin miqësor përballë NK Dekani, me sfidën që u mbyll në shifrat 1-1.

Autori i golit të vetëm për “Demat” ishte Valentin Murataj, i cili realizoi në minutën e 23’ pas një asisti nga Skuka. Pas katër minutash, portieri Alban Hoxha arriti të evitonte një gol nga pika e bardhë e penalltive për sllovenët.

Gjithsesi këto episode nuk mjaftuan për Partizanin që të sillnin fitoren, me sfidën që u mbyll në baraspeshë, ndërkohë që Telushi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë.