Partizani ka gati skemën për fitimin e titullit

497
Sigal

Trajneri i të kuqve Shpëtim Duro ka ideuar një rreshtim taktik: 4-2-3-1 për sezonin e ri

 Titullin e fundit kampion, Partizanin e ka fituar në vitin 1993, pikërisht me trajnerin Sulejman Starova, që sot ndodhet në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të të kuqve. 22 vjet pa fituar një kampionat janë shumë për 15 herë kampionët, që këtë vit pas edhe një merkatoje cilësore janë të bindur se janë ata favoritët kryesorë për titull. Me dy faza përgatitore të kryera jashtë: në Mavrovë të Maqedonisë e Bankso të Bullgarisë, skuadra ndihet gati për sezonin e ri 2014-2015, që nis me 23 gusht, pra pas 11 ditësh. Partizani, tashmë në drejtim e Shpëtim Duros, duket se ka “zbuluar” edhe skemën ideale që u përshtatet më shumë 15 herë fituesve të Kupës së Shqipërisë me kontingjentin e lojtarëve që ka në dispozicion. Tekniku i kuq po zbaton një rreshtim taktik 4-2-3-1. Në portë për vendin e titullarit tek Partizani nuk ka dyshime, me kapitenin Alban Hoxha që pritet të vendosë çelësin portës së tij. Me afrimet në merkaton e verës pritet të ndryshojë mbrojtja, me Rrahmanin që ruan vendin e titullarit dhe në krah të tij në qendër do të jetë bullgari Dishliev. Në të djathtë është ish-lojtari i Besës, Fejzullahu, ndërsa në të majtë Cuculi një njohje e Duros kur drejtonte Shkëndinë e Tetovës sezonin e kaluar. Përpara mbrojtjes janë dy emra të rinj, me Bathën që rikthehet tek të kuqtë duke marrë vendin në formacion si dhe Mustafa, një tjetër futbollist i ri në moshë i ardhur nga Besa. Ndërkohë nga sezoni i kaluar mbijetojnë Nexhipi dhe Mazrekaj, të cilëve i bashkohet Shabani në treshen e mesfushës. Majën e sulmit pritet ta udhëheqë mesfushori i kombëtares Shqiptare Emiljano Vila, i cili do të luajë rolin e sulmuesit të fshehtë. Një pozicion që deri diku nuk është i panjohur për 26-vjeçarin, i cili njihet për aftësitë e tij në vertikalizim, duke ardhur nga mesfusha drejt sulmit. Duke parë aftësitë e futbollistëve në dispozicion duket që trajneri Duro të ketë marrë këtë vendim, edhe pse në ndeshje të caktuara mund të përdoren dy sulmuesit Racic dhe Maghalaes. Partizani do ta nisë kampionatin me dy transferta, në Laç e Fier, përpara se të ndeshet në kryeqytet në javën e tretë më kampionin e vendit, Skënderbeun. Derbi me Tiranën është në javën e 6-të, më 27 shtator në “Selman Stërmasi”. Takimet e fazës së parë, Partizani i mbyll me Elbasanin në Tiranë.

  Dash FRASHËRI

 Blerjet e Partizanit

Dashamir Xhika        (Portier)

Ardian Cuculi            (Mbrojtës)

Ignat Dishilev            (Mbrojtës)

Arbnor Fejzullahu     (Mbrojtës)

Argjent Mustafa        (Mesfushor)

Lorenc Trashi            (Mesfushor)

Idriz Batha          (Mesfushor)

Bujamin Shabani              (Mesfushor)

Asion Daja         (Mesfushor)

Emiljano Vila            (Mesfushor)

Stefan Raciç        (Sulmues)

Rafael Maghales       (Sulmues)

Kalendari i Superligës

Faza e Parë

Java 1 (23.08.2014)

Tirana-Apolonia

Flamurtari-Teuta

Vllaznia-Kukësi

Elbasani-Skënderbeu

Laçi-Partizani

Java 2 (30.08.2014)

Apolonia-Partizani

Skënderbeu-Laçi

Kukësi-Elbasani

Teuta-Vllaznia

Tirana-Flamurtari

Java 3 (10.09.2014)

Flamurtari-Apolonia

Vllaznia-Tirana

Elbasani-Teuta

Laçi-Kukësi

Partizani-Skënderbeu

Java 4 (14.09.2014)

Apolonia-Skënderbeu

Kukësi-Partizani

Teuta-Laçi

Tirana-Elbasani

Flamurtari-Vllaznia

Java 5 (20.09.2014)

Vllaznia-Apolonia

Elbasani-Flamurtari

Laçi-Tirana

Partizani-Teuta

Skënderbeu-Kukësi

Java 6 (27.09.2014)

Apolonia-Kukësi

Teuta-Skënderbeu

Tirana-Partizani

Flamurtari-Laçi

Vllaznia-Elbasani

Java 7 (04.10.2014)

Elbasani-Apolonia

Laçi-Vllaznia

Partizani-Flamurtari

Skënderbeu-Tirana

Kukësi-Teuta

Java 8 (18.10.2014)

Apolonia-Teuta

Tirana-Kukësi

Flamurtari-Skënderbeu

Vllaznia-Partizani

Elbasani-Laçi

Java 9 (25.10.2014)

Laçi-Apolonia

Partizani-Elbasani

Skënderbeu-Vllaznia

Kukësi-Flamurtari

Teuta-Tirana

Në vend që të merret me punët e tij, Xhani De Biazi ndërhyri në punët e klubit Partizani

 Kur De Biazi, përmbys kupën shqiptare

 Nga Ervin BAKU

 Vendosa që të merrem pak edhe unë me deklaratën e trajnerit të Kombëtares sonë të futbollit. Deklaratë që bëri po aq zhurmë sa edhe vetë transferimi i Emiljano Vilës te klubi i Partizanit. Deklaratë që trazoi këto ditë të nxehta gushti. Fundja ky është profesioni im. Pa filluar ende eliminatoret e europianit “Francë 2016”, e gjeti justifikimin e radhës: “Emiljano Vila gaboi. Ka bërë hapa prapa”. Në vend që të merret me punët e tij, Xhani De Biazi ndërhyri në punët e klubit Partizani dhe në punët e një ndër lojtarëve më cilësorë të Kombëtares sonë. Deklaratë sa e gabuar, aq edhe sipërfaqësore. Italiani godet turpshëm kampionatin shqiptar dhe është kundër vlerave të futbollit shqiptar, të cilat ka zgjedhur dhe i është ngarkuar t’i përfaqësojë ndërkombëtarisht. Nuk besoj kurrë se ka një trajner të huaj të një kombëtareje të një shteti të caktuar, i cili kur një lojtar i kombëtares kthehet në kampionatin e vendit të tij, ta sulmojë publikisht. Dhe për këtë merr shumë para. Shumë më tepër se ç’meriton puna e tij. Shumë më tepër se kolegët  e tij në vendet e tjera të Ballkanit. Shumë para, të cilat vetëm në një vend të çuditshëm si Shqipëria mund t’i marrë. Sepse me atë që dha në eliminatoret e Botërorit Brazil 2014 (na la aty ku na mori, në vendin e 5-të), sot do të ishte në shtëpi ose duke bërë xhiro me biçikletë. Sepse paraardhësit e tij, pas një performance të tillë të dobët , janë shkarkuar. Ndërsa italiani po vazhdon. E rinovuan dështimin e tij të turpshëm.  Klubi i Partizanit, i revoltuar, shfryu me gjithë të drejtën e Zotit kundër kësaj deklarate nihiliste të De Biazit. Klubi i kujtoi trajnerit se Partizani është një skuadër me reputacion dhe histori të lavdishme jo vetëm në arenën kombëtare, por edhe në atë ndërkombëtare në krahasim me klubin grek PAS Janina. Nga ku erdhi Emiljano Vila. Erdhi menjëherë replika e De Biazit, por ishte si ajo që “m’ka çu nana me la gojën”… Në këtë histori, i vetmi që gaboi ishte trajneri i Kombëtares sonë. Trajnerët Bajko, Hafizi dhe Vata, nuk na mësuan asgjë kur i dolën në krah italianit. Të gjithë e dimë që ndeshjet e kampionatit shqiptar trukohen. Të gjithë e dimë që dhuna është prezente në stadiumet tona. Të gjithë e dimë që kemi një kampionat mediokër. Dhe për të gjitha këto duhet të refuzojmë kur lojtarët tanë më cilësorë vendosin të kthehen në Shqipëri??? Duhet të kritikojmë zgjedhjet e tyre??? Këtë sezon nuk mund të ankohemi për cilësinë. Si asnjëherë tjetër në këto vite të fundit, Kategoria Superiore do të ketë në përbërjen e vet më shumë se një skuadër lojtarësh që luajnë ose kanë qenë pjesë e ekipit tonë Përfaqësues. Debatik Curri, Ervin Bulku, Elis Bakaj, Kristi Vangjeli dhe Emiljano Vila i bëjnë super nder kampionatit shqiptar. Sepse na duhet një kampionat shqiptar cilësor dhe zhvillimi i ekipeve zinxhir të moshave për çdo skuadër shqiptare. Pa një kampionat të fortë kombëtar nuk do të kemi një Kombëtare të fortë. Kurrë. E meritojmë këtë Kombëtare të fortë. Jemi të fundit në rajon. De Biazi përmbysi kupën shqiptare. Ndërkohë që, i takonte të heshtë.