Partizani dhe Skënderbeu ndajnë nga 1 pikë në ‘Elbasan Arena’

184
Sigal

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Skënderbeut në kampionat, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.

Korçarët e nisën më kërkues sfidën, duke pretenduar dhe për një 11-metërsh në minutat e para.

Më pas gjatë pjesës së parë, Partizani pati disa raste, që nuk i shfrytëzoi si duhet.

Në pjesën e dytë, loja ishte më e mbyllur, por Skënderbeu pati disa raste të mira me Marën dhe Vrapin.

Në fund sfida u mbyll pa gola të shënuara, me skuadrat që u ndanë me nga një pikë.