Nuk pritej, Mourinho kërkon rikthimin tek Interi

419
Sigal

Jose Mourinho kërkon të rikthehet tek Interi sipas të përditshmes italiane “Libero”. Strategu portugez është në listën e dëshirave të zikaltërve, duke parë situatën e komplikuar që po kalon trajneri Spalletti. Agjenti i tij Jorge Mendes në orët e fundit ka nisur kontaktet me Marotta-n dhe Ausion, duke synuar rikthimin e “Special One” në Milano, pasi fitoi tripletën historike në vitin 2010.

Jo vetëm Conte- Konfirmimi i Spallettit për sezonin e ardhshëm duket shumë i vështirë. Marotta ka konfirmuar se trajneri italian do të mbetet deri në fund të sezonit pavarësisht rezultateve në ndeshjet e ardhshme. Sipas mediave italiane, Interi ka nisur kërkimin për trajnerin e ri në sezonin e ardhshëm.

Në listën e Marotta-s, emri i parë duket se është Antonio Conte, por nuk përjashtohet mundësia që ai të parakalohet nga Mourinho. Kontaktet me trajnerin portugez mund të nisin në javët në vijim, ndërkohë që në fund të këtij sezoni mund të kemi një ide më të qartë për strategun e ri të Interi.