Nuk e ka bërë as Mesi, Di Maria hyn në histori me golin e tij

198
Sigal

Angel Di Maria dyfishoi shifrat për Argjentinën në minutën e 36′. Një gol fantastik i cili erdhi pas një aksioni model nga kombëtarja “abiçeleste”.

Kështu Di Maria bëhet futbollisti i parë argjentinas që shënon edhe në një finale të Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës. Ai i dhuroi fitoren Argjentinës në finalen e madhe kundër Brazilit në 2021.

Ndërsa 3 futbollistë të tjerë që kanë arritur ta bëjnë këtë kanë qenë: Hektor Kastro (Uruguai), brazilianët Pele dhe Ronaldo “Fenomeni”.