“Nuk e dua Juven në Champions, do bëjmë gjithçka ta ndalim”, futbollisti i Bolonjës ndez sfidën

160
Sigal

Juventusi ka një ndeshje vendimtare ditën e sotme, teksa do të përballen me Bolonjën në transfertë, në një ndeshje ku bardheinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht , për të shpresuar në një hap fals të Milanit ose Napolit, për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër.

Sulmuesi i Bolonjës, Nikola Sansone ka thënë se do përpiqen që me çdo kusht ta ndalin Juven sot. Në një prononcim para ndeshjes, italiani ka thënë se nuk e ka dashur kurrë Juventusin dhe nuk i dëshiron në Champions.

“Nuk jam tifoz i Milanit, nga koha kur debutova në futbollin profesionist. Kam pasur simpati për ekipet e Milanos, por Juventusin nuk e kam dashur kurrë. Do japim gjithçka ndaj tyre, nuk dua të shkojnë në Champions”, tha Sansone.