“Protesta kundër abuzimit seksual në Tiranë”, reagon kreu i KMSH: I papranueshëm çdo abuzim ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore

300
Sigal

Ditën e sotme, Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar, pas protestës të zhvilluar në Tiranë për abuzimet seksuale në vend.

Spahiu thekson se është i papranueshëm çdo abuzim ndaj gruas, duke shtuar se gratë janë gjysma më e mirë e shoqërisë njerëzore.

Reagimi i kreut të KMSH-së, Bujar Spahiu:

Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.

Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.

Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor, i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.

Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.