NOTI SHQIPTAR/ Kampionati Kombëtar për të Rritur e të Rinj në pishinën 25m “Te Stela” me 6 rekorde. Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: “Te Stela” mbetet pararoja e notit shqiptar

Agron KAJA

Agron Kaja

Si i përshkruani dy ditët e garave të Kampionatit Kombëtar të Rritur të Rinj

NOA

Ka qënë një kampionat ku u zhvilluan gara korrekte dhe me pjesëmarrje të mirë, me rivalitet dhe të bukura. Ana organizative dhe bashkëpunimi me ekipet ishin të plota, duke e bërë që garat të zhvilloheshin në ritmikë dhe rregull.

Sipas jush, cili ishte ndryshimi që ky kampionat kishte me atë të vitit të kaluar?

Ka ndryshim, sepse në këtë kampionat kishte shumë rekorde kombëtare, çka tregon një rritje të cilësisë në gara. Këtë kërkojmë edhe ne si federatë, dhe kjo u shpreh në pishinë thuajse në çdo garë. Ndryshimet tregojnë progresin tonë.

Në cilët trehues u kaluan pritshmëritë e tij: Në organizim, në garë apo rekordet kombëtare?

Mendoj se ishte një Kampionat i kompletuar dhe i arriti pritshmëritë e tij. E përmënda më sipër organizimin, e më pas garat e bukura dhe me rivalitet, çka u përmblodh edhe me 6 rekordet kombëtare.

Cili ekip mendoni se bëri diferencën në këtë kampionat, dhe pse?

Të gjitha ekipet kishin bërë përgatitje të mira, por Te Stela po e bën traditë diferencën me ekipet e tjera. Kishte bërë përgatitje më të mira me notarët e saj në të dyja kategoritë dhe dalloi në masivitet, në cilësi dhe në rekordet që thyenë.

Para kampionatit, ju si President i FSHN-së besonit tek rekordet, sa ju përgjigjën “thirrjes” suaj?

Jam shumë i kënaqur me rekordet kombëtare që u thyenë nga notarët (6), sepse veç cilësisë së garimit, ato tregojnë edhe progresin nga notarët. Këtu do thoja se shprehet edhe puna e mirë që bëjnë trajnerët në të gjitha ekipet.

Në këndvështrimin tuaj, kishte ndonjë detaj që veccohet për t’u përmirësuar në vazhdimësi?

Kohët dhe rekordet, të cilët kishin pritshmëri më të larta. Të them se pjesëmarrja ishte ishte në pritshmëri, kjo ishte relative. Por këtë herë ishte e kënaqshme, duke menduar se ende nuk jemi ndarë nga stina dimërore e garimit.

U shpallën ekipet dhe individët më të mirë të kampionatit, për ta cili është komenti juaj?

Komentet vijnë natyrshëm pozitivë. Sepse të gjithë ekipet, notarët e trajnerët treuan vlerësim e seriozitet në gara. Jo vetëm notarët fitues që duhen falenderuar, por edhe ata notarëve që e respektuan me dinjitet këtë kampionat.

Cila është veprimtaria e radhës për notin shqiptar 2026, pas mbylljes së këtij kampionati?

Ky kampionat mbylli garimn dimëror të sezonit, sepse do të nisë stina e garimit në pishinën 50 m. Deri në muajin qershor, ekipet e kanë kohën e mjaftueshme të bëjnë përshtatjen e notarëve në kushtet e kësaj pishine. Presim rezultate më të larta në pishinën 50 m.

Çili është urimi juaj që do ti përcillni për veprimtaritë dhe garat e vitit 2026?

Për ccdo sezon e veprimtari, ka shumë urime. Sportivisht unë do të uroja përmirësim në këta tregues: Stërvitshmëri-Rivalitet-Cilësi-Rekorde. Këto janë treguesit kryesorë që notin shqiptar po e ritin në progres të admirueshëm.

NOTARËT MË TË MIRË

Të Rritur Femra-Meshkuj               Të Rinj Femra-Meshkuj

Luna Djarmati (Stela) 1205 pikë        Arla Dermishi (Te Stela) 1268 pikë

Grisi Koxhaku (Tirana) 1186 pikë      Ediliano Huna (Teuta) 1186 pikë.

EKIPET FITUES NË KAMPIONAT

#Të Rritur                   Meshkuj          #Të Rinj                      Meshkuj

TE STELA                  269 pikë          TE STELA                  299 pikë

#Të Rritura                  Femra              #Të Rreja                    Femra

TE STELA                  289 pikë          TE STELA                  291 pikë

Grisi Koxhaku i Tiranës, sprinteri i kampionatit

Notari i Tiranës, Grisi Koxhaku, ishte absolut në të gjitha garat ku ai morri pjesë, dhe të gjitha i fitoi. Ai garoi në 50 m Bretkocë, 50 m stil i Lirë, 50 m Delfin dhe 50 m Katërnotim. Pas garave, për gazetën “Telegraf”, kampioni Koxhaku u shpreh i pakënaqur me kohët, por premtoi rikthimin si rekordmen shumë shpejt. “Përgatitjet nuk i kisha shumë të mira, për shkak të kushteve jo të plota. Kjo ishte arsyeja e cila ndikoi që të mos thyeja rekord kombëtar në të gjitha garat, dhe rezultatet nuk tregojnë formën time më të mirë. Në garat verore që do zhvillohen këtë vit në pishinën 50 m e më tej, kohët e përmirësuara dhe rekordet kombëtare do jenë dy treguesit më të mirë në performance time sportive”.

FLASIN VAJZAT KAMPIONE

Stela Gjoka, “Bretkoca” absolute e kampionatit

Notarja e Teutës së Durrësit, Stela Gjoka, ishte protagoniste në Kampionatin Kombëtar të Notit për të Rinj dhe të Rritur. Kampione dhe rivale në garat 50 m, 100 m dhe 200 m Stil Shpinë, durrsakja e meritoi çmimin Notarja më e Mirë e Kampionatit për të Reja me 1205 pikë. Në ditën e dytë të garave, ajo u shpreh për gazetën “Telegraf” se ishte e përgatitur për këto rezultate, madje priste edhe më shumë. “Së bashku me trajnerët, ishim përgatitur shumë për garat e këtij kampionati. Unë garova në disa gara, por në Stilin Shpinë në 50 m, 100 m dhe 200 u rendita e para, duke i përmirësuar kohët. Garat u zhvilluan me rivalitet, por unë nuk ndjehem e plotësuar, sepse nuk thyeva rekord kombëtar si në kampionatin e kaluar. Prisja në të gjitha garat që ti thyeja rekordet, por ndoshta në kampionatet në pishinën 50 m do kem rezultate më të larta”.

U thyen 6 Rekorde Kombëtare, 5 nga notarët e Stelës

Në Kampionatin Kombëtar të Notit për të Rritur e të Rinj, tradita e thyerjes së rekordeve kombëtare vazhdoi. Këtë herë ishin notarët e Akademisë së Notit “Te Stela” që thyenë 5 rekorde kombëtare, ku Arla Dermishi, Klint Hoxha dhe Luna Djarmati ishin protagonist. Vetëm notary Zhulian Levanditi i ALB e “prishi” rradhën e rekordeve, pasi i thyeu në garën 200 m Shpinë. Por AN “Te Stela” ishte rekordmenia e kampionatit.

Luna Djarmati, notarja e pathyeshme në stilin Shpinë

Notarja e Akademisë së Notit “Te Stela” Luna Djarmati, është duke e rritur nivelin e garimit të saj, edhe pse në moshën 14 vjeçare. Në Kampionatin Kombëtar që u zhvillua në fundjavë në pishinën 25 m, ajo garoi në dy kategori ku edhe thyeu 2 rekorde kombëtare, ndërkohë që u shpall edhe notarja më e mirë e aktivitetit. “Unë isha përgatitur që të fitoja dhe të thyeja rekorde kombëtare, por në garën 100 m Shpinë nuk e prisja rekordin. Për distancën 50 m Shpinë isha në pritshmëritë e mia, por në të gjitha garat unë isha përgatitur për sukses. Thyeva 2 rekorde kombëtare në të dyja këto gara, në të cilat kisha mundësi për më shumë. Rivaliteti me vajzat e ekipeve të tjera që garuan me mua ishte edhe si nxitje për këto rekorde. Për garat verore që nisin në muajin qershor në pishinë 50 m, do përgatitem për të tjera rezultate të larta dhe rekorde kombëtare”.

 

TRAJNERI FITUES/ Eduart Cane, tregon se “Te Stela” është akademi që prodhon fitoren e të gjitha trofeve: Ishim përgatitur për thyerjen e më shumë rekordeve

Bilanci: Dy notarë kampionë dhe 5 rekorde të thyera

Notarja Arla Dermishi e ekipt të “Te Stela”, ishte kampione dhe notarja më e mirë për të Reja. Me 1268 pikë FINA, Dermishi u tregua absolute në gara, ndërkohë që Luna Djarmati dhe Klinti Hoxha plotësuan podiumin e “tre moskëtierëve” kampionë e rekordmenë në këtë kampionat. Nga 6 rekordet kombëtare që u thyen, 5 prej tyre nga notarët e ekipit “Te Stela”.

Edhe në Kampionatin Kombëtar për të rritur dhe të Rinj (Meshkuj-Femra), ekipet e Akademisë së Notit “Te Stela” e vazhduan traditën e fituesit. Ishte e 15-ta herë që “Te Stela” shpallet kampione, dhe këtë sukses trajneri Eduart Cane e quan të pritshëm. Madje ai për gazetën “Telegraf” u shpreh se ishin të përgatitur për më shumë kampionë dhe për thyerjen e më shumë se 5 rekorde kombëtare. “Duke qënë ekipi më i mirë i kampionatit, ky sukses tregoi se ishim më të përgatiturit në këtë event të rëndësishëm. Madje ne kishim pritshmëri për thyerjen e më shumë rekordeve kombëtare, por kjo nuk u arrit edhe për arsyen e thjeshtë, sepse përgatitjet ishin në një kohë të shkurtër, nga kampionati i tre javëve të kaluara te moshat e vogla. Gjithsesi, këtë herë ne kishim edhe rivalitet me individë dhe ekipe të tjera, por që në asnjë rast nuk na e rrezikuan suksesin tonë”, kështu theksoi trajneri Eduart Cane në bisedën pas mbylljes së Kampionatit Kombëtar për të Rritur e të Rinj në pishinën 25 m. Më tej ai u shpreh se ekipi që ai përgatit i dha tonin kampionatit. “Ishim më të përgatiturit, dhe ky është sukses i përbashkët me gjithë notarët, njëherësh bashkë me mua edhe trajneri Mjeshtër i Madh, Sadik Mema. Veçoj notaret Arla Dermishi dhe Luna Djarmati, por edhe notarin Klint Hoxha, tek të cilët kishim më shumë pritshmëri. Gjithsesi, në këto gara i gjithë ekipi i arriti pritshmëritë tona, dhe unë i falenderoj të gjithë notarët dhe notaret që garuan në këtë kampionat”. Trajneri Cane tashmë do ta përqëndrojë vëmëndjen tek përgatitjet për pjesëmarrjen në aktivitetin tjetër të rradhës, Takimi Ndërkombëtar “Kupa Teuta”, e cila do të zhvillohet në datat 6 dhe 7 qershor në pishinën verore 50 m në Durrës. “Në Durrës në “Kupa Teuta”, ne do të garojmë me mbi 50 notarë. Aty besojmë se do të përmirësojmë kohët me të gjithë notarët që do garojnë. Ky aktivitet do jetë edhe një test për pjesëmarrjen e notarëve tanë në Kupën e Shqipërisë që do zhvillohet në fundin e muajit qershor, por edhe në veprimtaritë ndërkombëtare të këtij sezoni. Përgatitjet tona për në Kupën COMEN dhe Europianin për të Rinj do nisin që në fillimjavë”, kështu e mbylli bisedën trajneri i ekipeve “Te Stela”, Eduart Cane.

Kampionati Kombëtar

Të Rinj dhe të Rritur

REKORDET KOMBËTARE

#100 m Shpinë-Femra të Reja

Luna Djarmati Te Stela-1’05”60

#4X50 m stil i Lirë Femra të Reja

Ekipi Te Stela-1’58”60

#200 m Shpinë-Meshkuj të Rinj

Klint Hoxha Te Stela-2’09”72

#200 m Shpinë-Meshkuj të Rritur

Zhulian Lavanditi ALB-2’03”83

#50 m Shpinë-Femra të Rritura

Luna Djarmati Te Stela-29”82

#4X200 m St. Lirë-Femra të Reja

Te stela-9’27”58

Klint Hoxha, rekordmeni i AN “Te Stela” për të Rinj

Në ditën e parë të garave në Kampionatin Kombëtar të Notit për të Rritur, notary I AN “Te Stela” Klint Hoxha morri pjesë në disa gara individuale dhe ekipore, por në 200 m Shpinë për të Rinj ai thye rekordin kombëtar. Pas garës, ai u shpreh për gazetën “Telegraf” se, rivaliteti me notarët e tjerë e bëri edhe më të fortë garën dhe solli kohën rekord kombëtar . “Unë në garën 200 m stil Shpinë për të Rinj arrita kohën rekord kombëtar 2’09”72. Por edhe për garat e 50 m dhe 100 m në këtë stil u afrova tek kohët rekord, pa mundur ti thyej ato. Për mua janë rezultate të mira, dhe të them të drejtën edhe i prisja. Përgatitjet këtu në pishinën tonë kanë qënë ritmike, por edhe në garat e tjera do përgatitem për rezultate të larta”, kështu tregoi pas garave rekordmeni i AN “Te Stela” Klint Hoxha.