Sigal

Avangarda e sportit shqiptar ka emrin e Notit. Federata Shqiptare e Notit është një nga më të suksesshmet në sport. Aktivitete e larmishme dhe të shumta e kanë vlerësuar këtë Federatë si një nga më të mirat në Shqipëri.

Përpos aktiviteteve të planifikuara si kampionatet në pishina të hapura dhe të mbyllura, federata e Notit dhe Presidenti i saj z Agim Çiraku i kanë mëshuar së tepërmi organizimit të aktiviteteve mbarëkombëtare ku qëllimi është pjesëmarrja sa më e gjerë e notarëve nga trevat shqiptare. Serioziteti dhe vlerësimi duket jo vetëm në numrin e papërballueshëm të notarëve që marrin pjesë në ekipet e notit por edhe në arritjen e rezultateve që sa vijnë dhe ju afrohen atyre ndërkombëtare.

Në një prononcim për “Telegraf” , presidenti Agim Çiraku do të shprehej se tashmë jemi në fazën e clësisë, qëllimi është që të konkurrojmë në arenën ndërkombëtare duke qenë të barabartë dhe dinjitozë.