Noti shqiptar ka nisur aktivitetin e parë kombëtar nën drejtimin e Presidentit të ri të Federatës Shqiptare të saj, Agim Çiraku, që është zgjedhur të enjten e kaluar në krye të këtij institucioni. Por dhe pse ka ndodhur kështu, me një gjyqtari perfekte dhe me një drejtim organizativ për t’u marrë shembull nga sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, edhe ky aktivitet nuk i ka shpëtuar debateve. Flaka Pruthit, notares së Tirana Delfina Sport, fituese e dyfishtë në 50 metra stil i lirë dhe 50 metra shpinë, i kanë hequr të drejtën për të qenë Kampione e Shqipërisë. Fillimisht i është kërkuar fotokopja e pasaportës kosovare nga sekretarja e Përgjithshme Haxhia, e cila, pasi e ka parë, ka thënë që duhet zbatuar rregullorja, e cila nuk lejon notare pa nënshtetësi shqiptare. Në këto kushte debati ka marrë zjarr, pasi i ati notares, i ardhur pranë gjyqtarisë, ka protestuar, duke i thënë që të keni turp. “Ok, e mbajmë ne turpin”, përgjigja e shkurtër e Haxhisë, që përtej sqarimeve të Presidentit Çiraku, jo vetëm me trajnerin Shpëtim Hoxha, por dhe me prindërit e notares, sërish ka ngjallur pakënaqësi te notarja, e cila nuk ka munguar të bëjë dhe shenja jo të hijshme ndaj gjyqtarisë. Dhe në fakt, Hoxha e ka marrë një premtim nga Çiraku për riparjen e rregullores, ndonëse e ka ngritur me të drejtë shqetësimin e tij: “Për mua – thotë trajneri i Tirana Delfina Sport – këta nuk duan që Flaka Pruthi të dalë notarja më e mirë e këtij kampionati. Nëse ka rregullore, atëherë a mund të më thoni se si më 2010-n Sara Avdullaj ka përfaqësuar Partizanin, duke vendosur rekorde të reja, që janë dhe sot në fuqi, e më pas dhe Shqipërinë?”. E në të tilla kushte, Çiraku pasi ka premtuar mbledhjen e kryesisë për riparjen e rregullores, apo dhe heqjen e rekordeve, duket se ka vënë një farë paqeje. Ndërkaq, për t’u evidentuar janë dy rekordet e Binald Mahmutit, i pari në 400 metra stil i lirë me kohën e re 4’39”60 dhe i dyti në 200 metra katërnotim me kohën 2’30”70. Në përgjithësi garat janë dominuar nga Tirana e Arjan Fetishajt, te “Stela”, “Uillson”, “Partizani” dhe “Teuta Swimming”. Kampionati kombëtar përfundon sot.
Rezultatet teknike të Kampionatit të Notit
Dita e parë
Kategoria A (Datëlindja 1999-2000)
Meshkuj
50 metra shpinë Arbër Tusha (Tirana) 36”36
200 metra katërnotim Frenc Bërdaku (Teuta Swimming) 2’44”02
400 metra stil i lirë Binald Mahmuti (Tirana) 4’39”60
4×100 m stil i lirë Tirana 4’32”56
50 m stil i lirë Riçard Benussi (Uillson) 31”72
100 m bretkosë Ergi Veli (Partizani) 1’24”46
200 m flutur Ergi Lumi (Uillson) 3’35”40
4×100 m i përzier Tirana 5’04”31
Femra
50 metra stil i lirë Klea Konoplevia (Teuta Swimming) 30”40
200 metra shpinë Esli Xhoxhaj (Te Stela) 2’55”47
200 metra katërnotim Diana Basha (Tirana) 3’02”29
200 metra stil i lirë Klea Konoplevia (Teuta Swimming) 2’24”00
4×100 m stil i lirë Te Stela 5’33”31
50 m shpinë Esli Xhoxhaj (Te Stela) 36”90
100 m bretkosë Klea Gjyzeli (Uillson) 1’36”50
100 m flutur Diana Basha (Tirana) 1’26”10
4×100 m i përzier Tirana 6’25”06
Kategoria B (Datëlindja 2003-2004)
Meshkuj
50 metra shpinë Klejdi Kadiu (Teuta Swimming) 40”13
200 metra katërnotim Xhoi Lavdaniti (Te Stela) 3’23”64
400 metra stil i lirë Argen Hadëri (Vllaznia) 6’27”38
4×100 m stil i lirë Tirana 6’22”57
50 m stil i lirë Kledi Kadiu (Teuta Swimming) 33”72
100 m bretkosë Xhoi Lavdaniti (Te Stela) 1’44”80
200 m flutur Even Qarri (Tirana) 4’22”34
4×100 i përzier Tirana 7’34”06
Femra
50 metra stil i lirë Gloria Ndoja (Vllaznia) 36”00
200 metra katërnotim Ledia Allaraj (Partizani) 3’34”41
4×100 m stil i lirë Uillson 5’58”12
50 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 44”20
100 m bretkosë Sonia Kapedani (Te Stela) 1’42”31
Inaugurimi i pishinës së Sarandës
shtyn një ditë Kupën e Shqipërisë
Inaugurimi i pishinës së re të Sarandës ditën e martë e ka shtyrë për një ditë Kupën e Shqipërisë për të rritur. Ky është lajmi që konfirmohet jo vetëm nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, por dhe nga sekretarja e Përgjithshme Suela Haxhija. Madje, Çiraku do të jetë vet i pranishëm të martën në Sarandë, në përurimin e kësaj pishine, që mund të objekt për aktivitetet e ardhshme kombëtare. Sakaq Kupa e Shqipërisë do të jetë të mërkurën e të enjten, kurse më pas noti shqiptar do të jetë i përqendruar për Botërorin e Barcelonës, që në fakt nis më 19 korrik për të përfunduar më 4 gusht.