Një ndër klubet më të vjetra në Angli kthehet në Premier League

143
Sigal

Kryesues të Championsship para fillimit të javës së 43-të, Fulham ishte gjashtë pikë më shumë se Bournemouth para ndeshjes kundër Preston North End.

Dhe falë fitores 3-0, “Të bardhët” zyrtarizuan rikthimin e tyre në Premier League një vit pas rënies nga kategoria. Të themeluar në 1879, skuadra me bazë në Londër pesë sezonet e fundit i ka kaluar mes ligës së dytë dhe elitës në Angli, duke mos pasur një stabilitet në rezultate.

A do të jenë në gjendje ta thyejnë këtë seri dhe të qëndrojnë në elitë? Kjo mbetet për t’u parë…