Nga Premier Liga te Seria A, kur do të rifllillojnë Top 5 ligat Europiane

121
Sigal

Pas përfundimit të  Kupës së  Botës, tashmë  e gjithë  vëmendja do të  jetë  te Top Ligat Europiane, që  pritet të  rikthejnë  magjinë  dhe spektaklin. Vetëm pak ditë na ndajnë nga rikthimi në aksion i ligave më të forta Europiane.

Por kur do të startojnë ato? E para në  listë  është  Premier Liga, që  do të  rikthehet duke filluar nga disa e nesërme me “Boxin Day”.

Më 28 dhjetor rikthehet Ligue 1 franceze, kurse një ditë më vonë do të  zbresë  në  fushë  edhe La Liga spanjolle. Më katër janar rikthehet Serie A, kurse Bundesliga do të  rifillojë  e fundit më 20 janar.