Sigal

Mariano Diaz do të jetë sulmuesi më i ri i kampionëve të evropës. Lojtari domenikan i cili ka luajtur më parë me akademinë e Realit rikthehet pas një aventure 1 vjeçare me Lionin në Francë. Vendimi për të rikthyer sulmuesin në shtëpi, ka ardhur pas tentativave të dështuara të spanjollëve për të blerë futbollistë si : Levandovski, Herri Kein, Rodrigo apo Mbape.

Sipas mediave spanjolle ka qenë trajneri aktual i Real Madrid, Julian Lopetegui ai që ka bindur 23 vjeçarin të kthehet në Madrid. Diaz kërkohej dhe nga Sevilja, por ka qenë vetë presidenti i klubit, Hose Kastro ai që ka konfirmuar kalimin e Diaz tek Real Madrid.

Mariano Diaz u shit tek Lioni për 8 milion euro në vitin 2017 duke vendosur në kontratë një klauzolë për ri-blerjen e futbollistit për rreth 22 milion euro.