Sigal

Ermal Mamaqi është i njohur për humorin e tij, ku nuk kursehet as me kolegët, apo me miqtë më të mirë.

Këtë herë rradhën për ta vënë në lojë e ka pasur Reiz Çiço, foton e folësit të lajmeve e ka bashkuar me atë të Ardi Daullxhiut, një personazh jo pak i njohur kryesisht në rrjetet sociale, dhe në tregjet e Durrësit ku shet fara.

‘’Vazhdojnë hyrjet e reja në TV Klan”, shkruan Mamaqi, me foton e Ardit apo Reizit, varet sesi e sheh.

Duke ditur që Reiz Çiço është disi në moshë, dhe ka qëndruar larg rrjeteve sociale, ndoshta edhe nuk e sheh foton, pasi në të kundërt mund ti mbetej edhe qejfi me shakanë e Mamaqit.