Nejmar drejt Barcelonës/ Eksperti i merkatos zbulon të ardhmen e brazilianit

195
Sigal

E ardhmja e brazilianit Nejmar është shndërruar në një telenovelë me shumë seri kohët e fundit, teksa eksperti i merkatos Fabricio Romano ka konfirmuar se ylli i PSG-së, do të rinovojë kontratën.

Hipotezat e shumta që braziliani është duke ëndërruar sërish rikthimin te Barcelona, janë vetëm spekulime, sipas gazetarit italian. Përmes një postimi në “Twitter”, Romano, bëri të ditur që Nejmar është i lumtur me projektin e PSG-së dhe do rinovojë për pesë vitet e ardhshme, pra do mbetet në “Parkun e Princave” se paku deri në vitin 2026.

“Nejmar pritet së shpejti të nënshkruajë kontratën e re me PSG-në deri në qershor të 2026, me bonus shumë të madh nëse fitojnë Ligën e Kampionëve. Agjenti i tij konfirmoi për France Football: “Nejmar dëshiron qëndrimin te PSG. E sheh klubin duke u rritur. Atij i pëlqen projekti”, shkroi ai.