Video/Sfida me Poloninë, tifozët nga Kosova flamur dhe thirrje për UÇK

305
Sigal

Stadiumi “Air Albania” ka pritur sot ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për kualifikueset në Botërorin 2022 që do të mbahet në Katar. E ndërsa skuadra shqiptare gjendet shumë pranë play off-it duke u renditur e dyta në grupin e saj, sfida me Poloninë ka trërhequr vëmendjen edhe të shumë tifozëve që kanë ardhur nga Kosova.

Ndërsa stadiumi është sot në kapacitetin e tij të plotë, mes atmosferës dhe flamujve kuq e zi, në kor janë dëgjuar edhe thirrjet e tifozëve për UÇK-në, mes të cilëve shihej edhe një flamur i saj.