Tronditëse në Tiranë, vetëvritet një burrë, policia jep detaje

260
Sigal

Një 60-vjeçar është vetëvrarë me çifte në zonën e Astirit në Tiranë, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme.

“Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.