Në “luftë me kohën”, 3 lojtarë drejt rikthimit te Dinamo

17
Sigal

Kategoria Superiore është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Kjo ndalesë vjen në momentin e duhur për ekipet, që do të kërkojnë të rifitojnë energjitë e shpenzuara në mënyrë për të përballur pjesën tjetër të sezonit.

Pikërisht për këtë te Dinamo “fërkojnë duart”. Ky pushim u shkon për “shtati” disa lojtarëve të dinamovitëve. Në këtë mënyrë Bakari Gudiabi, Patrik Bardhi dhe Fatjon Andoni prej kohësh janë të dëmtuar.

Të 3 futbollistët tashmë kanë mundësinë të rikuperohen plotësisht  në ditët në vazhdim. Gjasat janë që lojtarët të jenë gati për sfidën e javës së 29-të që “Blutë” do të luajnë ndaj Skënderbeut në “Niko Dovana”.