Sigal

Lojtari i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka kaluar me sukses operacionin e kryer në gju. Pas operacionit të kryer në Itali ai vetëm dy ditë më pas në rrjetin social “Instagram”ka postuar momentin teksa është ngritur në këmbë, duke treguar se jo vetëm operacioni ka shkuar me sukses, por ai po përmirësohet dita-ditës për t’u rikthyer sa më shpejt në stërvitje me ekipin turk.

Videon e publikuar e ka bashkangjitur edhe me një përshkrim të shkurtër, teksa ka shkruar: “Dita e dytë”, duke lënë të kuptohet se përmirësimi i tij mund të arrihet në një kohë të shkurtër.

Është thënë se anësori fierak do të qëndrojë jashtë fushave 6 muaj, por duke parë shpejtësinë e reagimit të trupit të tij, mund ta shohim më shpejt në fushën e blertë.

Dita e dyte ?

A post shared by RoshiOdise (@roshiodise) on