Në kërkim të një portieri, zbulohet pasuesi i Samir Handanoviç tek Interi

232
Sigal

Në Turqi konfirmojnë se është rikthyer interesimi i Interit për Ugurkan Çakërin, portier me vitlindje 1996 i Trabzonsporit dhe i kombëtares së Turqisë. Skuadrat e interesuara për të janë të shumta, megjithatë sipas portalit “Sporx”, klubi zikaltër është mes më të akredituarve me idenë për të gjetur një zëvendësues të Samir Handanoviçit, 37 vjeç më 14 korrik.

Problemi kryesor që frenon zbarkimin e mundshëm të Çakërit në Itali është çmimi që klubi turk i ka vendosur lojtarit: për numrin një, në fakt, Trabzonspori kërkon 30 milionë euro plus 25% në rast rishitjeje. Interi, ndërkohë, po konsideron edhe alternativa të tjera. Për momentin, pistat e hapura janë Huan Muso i Udinezes dhe Peter Gulaçi i Lajpcigut.