Blenard Nonaj: LSI do të përmirësojë arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien ekonomike të banorëve në Qarkun e Beratit

209
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Blenard Nonaj ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Strafickë dhe Barç, në Skrapar nga ku tha se, LSI është e vendosur për të ofruar zgjidhje konkrete kundrejt problematike të zhvilluara nga Qeveria aktuale duke përmirësuar kështu jetesën e qytetarëve të gjithë Qarkut të Beratit.

“Ne jemi të vendosur për të ofruar zgjidhje konkrete ndaj këtyre problematikave dhe për të zhvilluar politika, të cilat do të përmirësojnë arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien ekonomike të banorëve në fshatrat e Skraparit dhe gjithë Qarkut të Beratit.”,- shprehet Nonaj në një postim të tij në rrjetet sociale ku tregoi detaj nga takimi me banorët.

Mesazhi i plotë i tij: 

Mikpritja dhe puna, dy vetitë e çmuara të popullit të Skraparit sigurisht që do ti gjeja dhe në takimet e përzemërta me banorët e fshatrave Strafickë dhe Barç.

Pata kënaqësinë e një komunikimi të hapur dhe të ngrohtë me ta, ku u njoha nga afër me sfidat dhe problematikat që ata hasin çdo ditë.
Ne jemi të vendosur për të ofruar zgjidhje konkrete ndaj këtyre problematikave dhe për të zhvilluar politika, të cilat do të përmirësojnë arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien ekonomike të banorëve në fshatrat e Skraparit dhe gjithë Qarkut të Beratit.
#LSI tre mandate në Qarkun Berat.
Forcë e parë fituese në çdo qendër votimi të Qarkut Berat