Në fillim Gjimshiti, tani Kumbulla, Inter nuk heq dorë nga shqiptarët

138
Sigal

6 pikë në 2 ndeshje, 5 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar. Inter e ka nisur mbarë këtë sezon të ri në Serie A, por klubi zikaltër mbetet ende në tregun e transferimeve. “Na duhet një qendërmbrojtës dhe merkato do të jetë e mbyllur, në hyrje dhe në dalje”, kështu u shpreh trajneri Simone Inzaghi i pyetur mbi këtë temë.

Prej kohësh milanezët janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi, më herët u lakua edhe emri i Berat Gjimshitit, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë sërish Marash Kumbulla.

Duke parë që treshja e mbrojtjes nuk pritet të ndryshojë, të paktën jo këtë sezon, pasi edhe Milan Skriniar nuk pritet të largohet, Inter kërkon një thjesht një zëvendësues.

Në rrethana të tillë nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë, për këtë arsye kërkojnë të përshijnë në negociata Roberto Galiardinin, një shkëmbim kokë më kokë me Marash Kumbullën.

Për momentin një lëvizje e tillë është në rrafshin e sondazhit pasi vështirë të mendosh që Kumbulla mund të ndryshojë ambient në këto ditë të fundit të merkatos, fundja as Roma nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e qendërmbrojtësit kuqezi.