Në cilën skuadër do jetë Mbappe? Real Madridi dhe PSG në betejë për futbollistin

116
PARIS, FRANCE - DECEMBER 28: Kylian Mbappe of PSG celebrates his winning goal at 2-1 on a penalty kick during the Ligue 1 match between Paris Saint-Germain (PSG) and RC Strasbourg Alsace (RCSA) at Parc des Princes stadium on December 28, 2022 in Paris, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)
Sigal

Për më tepër, disa raportimet bëjnë të ditur për premtimet nga Mbappe për fitimin e Ligës së Kampionëve për PSG-në, diçka që mund të ndodhë vetëm në fund të sezonit 2023/24, pasi ata tashmë janë jashtë kompeticionit të këtij viti.

Ndërkohë, si PSG ashtu edhe Real Madridi po i qëndrojnë ideve të tyre pranë. Të parët mbeten të vendosur në idenë e ndërtimit të projektit rreth francezit, i cili po bëhet ylli i tyre kryesor në të gjitha nivelet. Në Real Madrid, asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Ata nuk llogarisin në blerjen e sulmuesit, pasi ai opsion është i përjashtuar ndërsa e ardhmja e tij kontrollohet nga drejtuesit e PSG-së.

E ardhmja e Mbappes qëndron ende tek PSG dhe duket se eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich e ka motivuar atë edhe më shumë për të vazhduar në tentimin për të fituar trofeun e shumëkërkuar në klub – Liga e Kampionëve.