Ndeshja miqësore me Shqipërinë, trajneri i Suedisë publikon listën e lojtarëve

Jon Dahl Tomasson ka publikuar listën e lojtarëve të Suedisë për dy miqësoret kundër Portugalisë (21 mars) dhe Shqipërisë (25 mars).

Ndeshje gjatë së cilave ish-sulmuesi danez i Milanit do të debutojë në pankinën e Blagult.

Sigal

47-vjeçari ka ftuar plot 26 futbollistë për takimet ndaj luzitanëve të Cristiano Ronaldos dhe kuqezinjve të Sylvinhos.

Suedi-Shqipëri është programuar për të hënën e 25 marsit në “Friends Arena” të Stokholmit, duke nisur nga ora 19:00.

Së shpejti pritet të publikohet dhe lista e Sylvinhos për dy testet e rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të Euro 2024.

Shqipëria është pjesë e grupit B në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Bashkë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.