Napoli triumfon ndaj Sampdorias, Atalanta fitore tenistike ndaj Udineses (VIDEO)

241
Sigal

Napoli në emergjencë për shkak të Covid-19 ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në duelin ndaj Sampdorias. Skuadra e Spalletit ju fal një goli të shënuar nga Andrea Petagna në fundin e pjesës së parë. Napoli ruan vendin e tretë me 43 pikë, 3 pikë larg Interit.

Atalanta mori një fitore spektakolare 6-2 në trasfertën ndaj Udineses. Mario Pasalic, dopieta e Muriel, një gol të Malinovskiy, Maehle dhe një nga Pessina vendosën duelin, ndërkohë që për fatin e keq Gjimshiti la shenjë në minutën e 59-të me një devijim në portën e tij.