Napoli barazoi 2-2 ndaj Genoas, në ndeshjen e Serie A. Ky barazim, i papritur për ekipin e Contes, bën që tani diferenca me Interin ndjekës të jetë vetëm një pikë.
Për këtë takim foli Raspadori, sulmuesi i napoletanëve.
“Kanë mbetur edhe dy finale, duhet të përpiqemi të bëjmë maksimumin për t’i fituar të dyja.
Është normale që ka keqardhje, por duhet të dimë që kemi dhënë gjithçka në fushë” – tha Raspadori.