Mourinho tremb Manchester United, refuzon zgjatjen e kontratës. Në sfond Paris SG

537
Një lajm i bujshëm vjen nga Britania me protagonist Jose Mourinho-n i cili momentalisht ka ngrirë bisedimet me Manchester United për të zgjatur kontratën e cila i skadon më fund qershor të 2019.
Në fakt “Special One” u ka bërë të qartë edhe arsyet e kësaj zgjedhjeje drejtuesve të United. Mourinho u ka bërë të ditur se është i përqëndruar te puna me skuadrën, duke nënvizuar se dëshiron të përmirësojë më shumë ekipin dhe të fitojë të paktën një titull kampion në Angli gjatë kontratës që ka nënshkruar fillimisht me “Djajtë e Kuq”. Kështu ka deklaruar trajneri portugez për gazetën “Daily Mirror”.
Aludimet e mediave nuk mungojnë. Sipas shtypit anglez në këtë refuzim të Mourinhos mund të jetë Paris Saint Germain me klubin francez që ka shfaqur interes për luzitanin dhe e ardhmja e Mourinhos mund të jetë në stolin e Parisit.
Sigal