Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë, në finale u mposht nga xhudistja japoneze

153
Sigal

Një tjetër medalje e argjendtë është shtuar në sirtarin e xhudistes Distria Krasniqi.

Garuesja jonë arriti që sot ta rrëmbej të argjendtën në Grand Prix-in e Zagrebit.

Distria në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë pësoi humbje nga japonezja, Utta Abe.

Deri në finale, ajo erdhi pasi triumfoi në gjysmëfinale ndaj izraelites Gefen Primo, me waza-ari.

Në çerekfinale, Krasniqi eliminoi mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.