FOTO/ Po shëtiste me nënën e saj kur raketat ruse tronditën vendin, 4 vjeçarja, viktima më e re në Vinnytsia

107
Sigal

Katër vjeçarja, Liza, ishte një nga tre fëmijët e vegjël të vrarë të enjten kur raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia.

Nëna e saj, Irina Dmitrieva, u plagos rëndë në sulm.

Njëzet e tre persona mësohet se kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë ende të zhdukur. Dhjetëra të tjerë janë ende në spital.

Pak para se të godasin raketat, Irina kishte postuar një video në internet. Ishte një ditë e bukur me diell dhe Liza e vogël ishte duke buzëqeshur, duke shtyrë karrigen e saj rozë përpara saj, ndërsa bisedonin për të shkuar tek logopedi i saj.

“Liza ishte shumë e gëzuar, i pëlqente të vinte tek ne. Ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Për nënën e saj ishte i gjithë kuptimi i jetës së saj. Ajo e donte atë çmendurisht. As që mund ta imagjinoj se çfarë tragjedie është për familja”, tha Valeriia Korol për BBC.