“Drejtësia po bëhet e paarritshme për qytetarët”, Tritan Shehu mbështet protestat e avokatëve: Do të votoj kundër

128
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur pro protestave të avokatëve, në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Ai është shprehur se qëllimi i hartës së re gjyqësore është kontrolli i sistemit të drejtësisë nga qeveria.

“Një drejtësi që nuk është për dhe afër qytetareve, nuk është drejtësi!

Mbështes plotësisht dhe inkurajoj protestat e avokatëve!

Drejtësia te ne veçse po i largohet qytetareve duke u bërë e pa arritshme nga ata.

Po shkatërohen institucionet e drejtësisë edhe në qytete me traditë të tyre që para 1912.

Gjirokastra, Përmeti, Qarku në tërësi, po ”çvishen” nga ato.

Çdo ditë e më shumë vështirësohet lidhja e qytetarëve me drejtësinë.

Pra çdo ditë që kalon ka më pak drejtësi për qytetarët.

Kjo bëhet për ta kontrolluar sistemin nga pushteti edhe nëpërmjet centralizimit e koncentrimit të tij.

Dhe në raportet e paraqitura nga institucionet nuk u tha asnjë fjalë për çfarë po ndodh.

Perspektiva kështu është vetëm e zymtë.

Prandaj do votoj kundër këtyre raporteve”, është shprehur deputeti Tritan Shehu.