Morata: Ika nga Reali pasi nuk doja të isha lojtar rezervë

628
Alvaro Morata, i cili u trasnferua këtë merkato vere nga skuadra e Real Madrid për tek londinezët e Chelsea, ka folur rreth largimit të tij prej madrilenëve.

Sulmuesi pranon në një intervistë të gjerë në “Daily Mail” se dëshironte të qëndronte në Madrid, por jo si lojtar rezervë.

“Zidane donte që të qëndroja dhe kam qenë i lumtur në Madrid. Por, unë nuk mund të qëndroja për të qenë zëvendësues.Vjen një kohë kur ju duhet të luani, të rriteni dhe të largoheni nga zona e rehatisë. Çdo gjë do të jetë në një zonë të sigurt. Unë dua që të luaj e të shënoj sa më shumë gola, për të qenë kandidat për në Kupën e Botës me kombëtaren spanjolle”, tha Morata.
Sigal