Haaland e nis si gjithmonë me gola, Mançester Siti triumfon në ndeshjen e parë në Premier League

130
Sigal

Mançester Siti e ka nisur si një kampion i vërtetë Premier League. “Qytetarët” fituan 0-2 në Londër, ndaj një skuadre mjaft problematike si Uest Hemi.

Djemtë e Guardiolës do vuanin shumë dhe do mund të konkretizonin në sulm vetëm në minutën e 36-të. Erling Haaland merr një top në zonë dhe në përpjekje për të shmangur portierin, bomberi norvegjez pengohet nga portieri Areola.

Për aribtrin kemi të bëjmë me penallti. Pikërisht Haaland godet, duke çuar në festë tifozët që kishin udhëtuar në Londër.

Dyfishimi i shifrave do vinte pas një assisti magjike të De Bruyne në minutën e 65-të. E majta e Haaland është “vrastare”.

Në javën e dytë, Mançester Siti pret në “Etihad Stadium” ekipin modest të Bournmouth, ndërsa Uest Hem sfidon jashtë Nottingham Forest.