Momente paniku për një mesfushorin e Romës, tentuan t’i vidhnin orën, përleshet me dy hajdutët

266
Sigal

Momente tmerri për një lojtar të Romës. Bryan Cristante ka pësuar një sūlm nga dy hajdūtë në kryeqytetin italian. Mesfushori i skuadrës verdhekuqe, u shokua kur një motor me dy persona të māskuar i ndaloi përpara.

Objektivi ishte vjēdhja e orës Rolex. 25-vjeçari ka rezistuar dhe ka gōditur me grūsht njërin prej tyre. Keqbërësit nuk e kanë pritur një reagim të tillë dhe i kanë dhënë gaz motorit, duke u larguar menjëherë.

Cristante nuk ka humbur kohë dhe ka denoncuar në polici ngjarjen e ndodhur. Në një situatë të ngjashme përfundoi edhe Samu Castillejo pak ditë më parë. Spanjolli i Milanit, pa një armē t’i drejtohej në fytyrë dhe hajdūtët ia dolën t’i merrnin orën e shtrenjtë.