Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Aida Previzi

433
Sigal

Nesër
ti do të vish
të më zgjosh sërisht,
mbi ballë do të më lesh
puthjen tënde magjike
prej princi të vërtetë,
si në përrallat e fëmijërise
ku princesha u zgjua
pas 100 vjetësh…

E unë do të pres
do të pres çdo ditë
puthjen e zgjimit
prej princeshe
që di ta japësh
vetëm ti,
sepse e di
ti nuk më le
të vdes…

MË SHEH…?

Jetë…
Prit dhe pak
Mos fli kaq shpejt
Ka kohë për ëndrrat
Shtratin…askush
Nuk ta merr…

Të të pyes pak
Mua
A më sheh…?