Moisi Dalipi: Trajneri Reja kërkon 7 pikë në 6 ditë

475
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ditët e  fundit të këtij muaji  Mars, do të kthejnë në skenën sportive , ndeshjet e ekipit  tonë kombëtar për eleminatoret e botërorit “Katar 2022”. Me kalendarin e ndeshjeve përpara veçojm ë me kujdes faktin se në  datat 25  , 28 dhe 31 të Marsit 2021 ekipit tonë kuqezi do ‘i duhet të zhvillojë ndeshjet me Andorën , Anglinë  dhe San-Marinon. E veçanta e këtij kalendari për ndeshjet e para në grup, qëndron në atë se skuadra jonë ndeshjet me Andorën  më 25 mars  dhe  atë me San-Marinon më 31 Mars  , do t’i zhvillojë në transfertë , kurse  atë më Anglinë më 28 Mars në Tiranë në stadiumin  “Air –Albania”.

Kësisoj , skuadra  kombëtare e  futbollit shqiptar nis edicionin e saj të tretë  me  trajnerin  italian . 76 vjeçarin  Edi Rejën në krye të saj. Edicioni i parë , ka qenë  me atë  ndeshje  për “Euro 2020”, i dyti në Ligën e Kombeve me ngjitje një ligë më lart dhe i treti do të jetë ky për Kupën e Botës, “Katar 2022”. Pra, trajnerit Reja që i duhen  më pak se një  muaj që të mbylli periudhën dy vjeçare në krye të pankinës  të kombëtares shqiptare , do t’i duhet të përballet për këto eleminatore me një grup skuadrash që kanë  histori , përvojë  dhe rezultate positive në këto vende të nivelit botëror si Anglia , Polonia , Hungaria. Dhe nuk është e tepërt ta themi  se kombëtaret e këtyre tre vendeve evropiane  kanë  të konfirmuar tanimë dhe shkollat e tyre të futbollit me plot përvojë  dhe sukses . Asnjë nënvlerësim do thoshnim dhe për ato  që dikush i quan dhe vlerëson si  skuadra të vogla , si Andora dhe San-Marino. Faktet kanë treguar  se Shqipëria është  e fortë me të fortët dhe e dobët me ata që i quajnë të dobët. Për të qënë  më konkret le të sjellim këtu  bilancin e ndeshjeve Shqipëri-Andora, ku  janë zhvilluar   5 ndeshje , nga të cilat 3 fitore për kuqezinjtë , 1 barazim  dhe  1 humbje me golavarazhin  9-4.Humbjen  me këtë skuadër e kemi pësuar në fushën e tyre me rezultatin 2-0  më 17.4.2002, kurse barazimin me shifrat 2-2   është  regjistruar  në “Elbasan-Arena”më 14.11.2019. Pak rëndësi ka këtu rradha kronologjike  e   fitoret tona me këtë kundështar, që nisin me  atë   fitore 2-0 në  6.2.2000 në turneun “Rothamans” dhe që  në pamje të duket  modest , por që luan  futboll si gjithë vende e  tjera evropiane  .Nisur  nga këto detaje që duhet vlerësuar , dje  në mëgjes  trajneri Reja së bashku  me disa futbollistë , pasi ka marrë linjën drejt  Barcelonës  ku do të përgatisë këtë ndeshje është  shprehur se:

” Me Andorrën kemi pasur një eksperiencë të keqe, e cila nuk duhet në asnjë mënyrë të përsëritet. Për ne kjo është ndoshta ndeshja më e rëndësishme në këtë moment dhe më pas do të mendojmë për të tjerët. Duhet të mendojmë për këtë ndeshje, kemi pasur precedentë negativë, por nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë, mbi të gjitha për një skuadër kombëtare si e jona nuk duhet t’i lejojë vetes në asnjë moment  një rënie përqendrimi. Diferencën e bën përqendrimi, shpirti i skuadrës dhe dëshira për të bërë ndeshjen kushdo qoftë kundërshtari. Nuk duhet të ketë ulje të përqendrimit.  Ky duhet të jetë dhe mentaliteti ynë, aq më tepër tani që morëm dhe një kënaqësi siç ishte ai i ngjitjes një kategori më lart në Ligën e Kombeve, por tani kemi një përgjegjësi të madhe, sepse në Ligën B do të gjejmë skuadra më të forta. Në këtë këndvështrim duhet të jemi të fortë edhe ne, mbi të gjitha në aspektin karakterial dhe në aspektin e përqendrimit. Sepse këto janë elementët që bëjnë diferencën” . Por pasi ka lënë pas dhe listën me 28 futbollistët që do t’i duhen për këto tre ndeshje i pyetur se me  sa pikë do të kënaqeshit në tri ndeshjet kundër Andorës, Anglisë dhe San Marinos , trajneri Reja është përgjigjur :Mirë do të ishte 9 pikë, por edhe  7  nuk janë keq…(qesh). Përtej batutës, mendoj se do të ishim vërtet të kënaqur me 7 pikë. Duhet të jemi realisët. Kështu  pra, nga llogaritjet që duhen bërë rezulton se   në këto  tre ndeshjet e para , që do të zhvillohen mbrenda  6 ditëve , trajneri Reja  i ka vendosur si objektiv  skuadrës të marrë  7 pikë. Duke shkuar më tej për trajnerin  italian skuadrës tonë kuqezi llogarit i dalin për të marrë fitore në ndeshjet e transferes  kundër Andorës dhe San-Marinos dhe  barazim  me Anglinë në Tiranë . Llogaritë kështu bëhen , jo vetëm  nga trajneri dhe skuadra,   por dhe nga të tjerë që e bëjnë të kryer këtë punë ende pa u  zhvilluar ndeshjet. Nga analiza rezulton se këtë gjë e dëshirojmë të gjithë, por të jemi me këmbë në tokë për gjithëçka  që flasim dhe dëshirojmë . Atyre çfarë thamë  për bilancin që kemi  me Andorën, që është dhe kundërshtari ynë parë në këtë  ndeshje startuese do t’i shtonim dhe këto dy fakte.

Ajo humbje  e Shqipërisë në fushën e  tyre  ka ndodhur  përpara 19 vjetëve dhe trajner nga qënë  Sul Demollari , por barazimi  2-2  në  14 Nëndor 2019,në atë ndeshje për kualifikueset e evropianit 2020  të zhvilluar në “Elbasan –Arena” trajner ka  qenë vet  italiani Reja . Të gjithë  e mbajnë mend mirë gjëndjen  që i krijua në skuadër pas kësaj ndeshje dhe si e justifikoi trajneri Reja këtë dështim. Krejt ndryshe foli trajneri i Andorës, ish portieri  veteran Koldo Alvares dhe dhe  futbollistët e tij . Ai barazim ishte i rrallë jashtë fushës  për këtë skuadër në këto kualifikuese , ashtu si dhe fitorja  0-1 ndaj Maqedonisë në vitin 2006. Ndërkohë si rezultatet pozitive në fushën e tyre andorasit  mbajnë fitoret  me rezultatn  2-0 në ndeshjet miqësore ndaj Bjellorusise  dhe Shqipërisë , dhe barazimet pa gola 0-0  ndaj Maqedonisë  dhe  Finlandës. Skuadra ka shijuar sukses shumë të pakët për shkak të popullsisë të pakët të vendit, pasi është shteti i pestë më i vogël i UEFA-s  , ashtu si dhe Lihtenshtajni, San Marino, Gjibraltari dhe Ishujt Faroe. Fakti që janë pranuar në  F.I.F.A dhe U.E,F.A në vitin 1996 tregon qartë se  nuk kanë përvojën për t’u  ballafaquar me ekipet auroritare të futbollit evropian. Madje ndeshjet edhe si pritëse Andora i ka luajtur  në fusha  jashtë kufijve të saj.

Vetëm  më  9 shtator 2014, kombëtarja filloi të luajë ndeshjet si vendas në stadiumin e ri Estadi Nacional me kapacitet 3,306 vende. Në këtë stadium   ka marrë atë fitore 3-0  , më  25 mars 2019  trajneri Sul Mema dhe Ervin  Bulku , pasi trajneri Panuci  ishte shkarkuar.  Me pak fjalë kjo është Andora  , kundështari i  pari  për ekipin tonë kuqezi , për këto eliminatore për   finalet e botërorit “Katar -2022”, që kërkon  vlerësimin e duhur  për të shmangur suprizat e pakëndshme. Dhe pas kësaj ndeshje “programi” javës të ndeshjeve të ekipit kombëtar do jetë  përballë  Anglisë në stadiumin”Air –Albania”. Një stadium që ka  sjellë shumë  debate dhe të lakohet për keq gjëndja e fushës dhe investimet pa efektivitet, që janë kryer .Gjithsesi , ndeshja do të zhvillohet pa tifozë, sepse ajo që u shpresua  nga opinioni sportiv për praninë  e 30 % të tifozëve është refuzuar për shkak të protokollit  sanitar të Covid -19. “Tre Luanët” e Anglisë  do zbresin në Tiranë pas ndeshjes që e kanë llogaritur të fituar ndaj San Marinos  dhe llogaritë  i bëjnë vetëm për fitore për të shkuar tre ditë më vonë ndaj Polonisë si  skuadër  kryesuese me dy fitore. Trajneri  Italian Reja  në llogaritë që bën  ndoshta  ruan suprizën  ndaj ishullorëve që në  4 përballjet   me Shqipërinë  kanë vetëm  fitore  mbrenda dhe jashtë, madje me rezultate tenistike, siç është ai i 26 .4.1989 me rezultatin  5-0. Por dhe në tre ndeshjet e tjera ku ato të Tiranës  më 8.3.1989  0-2 dhe  ndeshja e 28.3.2001  me rezultatin  1-3  nuk janë pak. Por t’ju shtosh këtyre tre  fitoreve dhe të ndeshjes të zhvilluar në Njukastëll më  5.9.2001 me rezulatin 2-0  , golavarazhi i tyre  shkon   në shifrat 12-1.

Lojtarët e grumbulluar nga Edi Reja për 3 sfidat e muajit mars

Natyrisht  që  kjo Angli nuk ka Lineker, Berdslej, Uodell, Robson , Ouen  e tjerë , ashtu si dhe Shqipëria që nuk ka Nallbanin . Demollarin , Bubeqin e tjerë. Që të dyja skuadrat   kanë një brez tjetër me futbollistë dhe trajnerë  në drejtim . Anglezët vijnë me autoritetin e traditës në fitore edhe këtu në Tiranë , kurse kuqezinjtë shpresojnë tek ndonjë suprizë, që ndryshe do thotë se  dhe   një pikë është e  kënaqshme , siç i bën llogaritë dhe trajneri Reja . Siç duket trajneri Reja ka mësuar mirë historinë e kombëtares tonë  në ndeshjet e viteve dhe dekadave të kalura   si barazimi  0-0  ndaj R.F,GJ , më 17 dhjetor 1967  , fitorja 2-0  ndaj Belgjikës, më  22 dhjetor 1984 , ajo ndaj Rusisë  me rezultatin 3-1,, në Shkodër më  29 mars 2003, si dhe fitoren  e 4  shtatorit  2004  ndaj Greqisë me rezultatin 2-1. Pas  tre ditëve  dhe të jemi  më të  saktë më 31 mars,  përsëri   ndeshje transferte  përballë San-Marinos. Dy ndeshje  miqësore që kemi me këtë kundërshtar janë dy fitore me rezultatin  3-0  më 16.gusht 2006 dhe  8 qershor  2014.  Por përtej  këtyre llogarive ,  që bën  trajneri Reja  dhe skuadra , ato  janë më shumë dëshira, hipoteza dhe  parashikime  që duan të thonë se do jenë këto tre ndeshje të ekipit tonë kombëtar, që do të vërtetojnë gjithçka. Madje më shumë  se çdo gjë tjetër do të  shikohet dhe  se si  do t’i dalin   llogaritë trajnerit Reja, që kërkon  të marrë  7 pikë, në 6 ditë.