Moisi Dalipi: “Teuta” e Edi Martinit dhe “Vllaznia” e Shkodrës

237
Sigal

Pas kemi lënë pas  ditët e ekipit tonë kombëtar  të  ngarkuara me jo pak debate për lojën që prodhon në fushën e lojës dhe përball kundërshtarëve tëpër modest ,u jemi kthyer ndeshjeve të kampionateve tona  në gjitha nivelet. Kategorinë Superiore e kishim ndalur përkohësisht kur ishte mbyllur java e 25-të e saj. Dhe në krye kishim, Vllazninë e Shkodrës me 45  pikë  dhe pas saj  Laçi  me 44 pikë e të tjerët me rradhë  me  Partizanin  dhe Teutën me 43 pikë. E pra , ky kuartet përbënte atë  grup që ende  shpreson  deri në fund në garën e fitimit të titullit kampion për këtë sezon.Grupi tjetër me Tiranën që  kishte 38 pikë dhe Kukësin 32  pikë edhe pse të shkëputur disi nga grupi parë kanë shpresuar jo pak për të kapur ndoshta zonën evropiane. Dhe i’u  rikthyem këtij  fakti , jo vetëm për ngacmuar sado pak kujtesën, por për të thënë se java e 26-të e Superiores ka  ballafaquar  katër skuadrat pretendente për titull, që dhe  mund të sillnin rokadë në kryesimit në klasifikim.Për të qenë më konkretë, le të sjellim rezultetet e kësaj jave dhe klasifikimin përkatës ku  kemi :

Vllaznia  0-0 Partizani

Teuta 1-0  Laci

( Bregu 76`)

Bylis   1-1   Kastrioti

(Ntepe 19`/ Prodani  2`)

Tirana 5-2  Apollonia

(Batha 19`, 65,`Torasa51`,Ismailgeci 77`,Kale 91` / Levedi 26`, 45`)

Kukësi 0-1   Skënderbeu

(Mensah 78`)

                            KLASIFIKIMI –KATEGORIA SUPERIORE                        

1 .Tetuta 2646 pikë

  1. Vllaznia 26 46 pikë

3.Laci 2644 pikë

4.Partizani 2644 pike

5.,Tirana2641pikë

6.Kukësi 2632pikë

7.Kastrioti 2630pikë

  1. Bylis 26 26pikë

9.Skënderbeu  2622pikë

10.Apollonia     2617pikë

Tirana fiton me festival golash ndaj Apollonisë me rezultatin  5-2. Kapiteni bardheblu shënon golin e parë për Tiranën në minutën 19`. Por pjesa  e parë do të  mbyllet me fitoren e miqve  1-2, ku  dy golat e Levedit i kanë dhënë avantazhin e përkohshëm Apllonisë . Në pjesën e dytë kampionët në fuqi janë apsolut në fushën e lojës, duke përmbysur gjithçka. Plotë  4 gola të shënuar  në ketë pjesë loje me anë të kapitenit Batha, në minutat 65,`Torasa51`,Ismailgeci 77`,Kale 91` knë fiksur rezultatin e thellë 5 me 2. Me këtë fitore të rradhës Tirana ngjitet në kutotën e 41 pikëve , që edhe pse  në vendin e pestë në klasifikim  afrohet ndjeshëm me  grupin e kryesusëve . Apollonia me këtë humbje zvogëlon ndjeshëm  shprest e qëndrimit të saj në Superiore. Skënderbeu  ka berfauar fortë Kukësin  e zhytyr në krizë , duke fituar  0-1 me atë gol të artë të Mensah nëminutën e 78` të ndeshjes. Një fitore shprese kjo për korcarët , të cilët tashmë kanë një motiv më shumë për të gjetur  rrugën e largimit nga  zona e ftohët e klasifikimit.Kukësi edhe në këtë ndeshje konfirmoi zhgënjimin  që po përjeton në këtë sezon të dështuar për të në  kampionat dhe Kupë.Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Bylisit dhe Kastriotit  e vlefshme për këtë  javën të Superiores .Krutanët e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa gjetën golin e avantazhit që në minutën e 2’, me  anë  Prodanin, i cili i gjendur i vetëm në zonë, gjuan bukur dhe  shënon  golin e avantazhit për krutanët . Bylis  nuk  dorëzohet dhe në minutën e 20’ gjetën golin e barazimit. Në fakt ishte një gol i  dhuruar ngaq porter  Hidi, i cili në tentativë për të dribluar Ntephe, i merret topi nga ky i fundit dhe shkon në rrjetë. Kështu diferenca mes skuadrave në renditje nuk ndryshon, teksa mbetet 4 pikë, ku Bylisi renditet në vendin e 8-të me 26 pikë, ndërsa Kastrioti i shtati me 30 pikë. Komentet janë  të kursyera për ballfaqimin e shumë pritur Vllaznia –Partizani . Përsëri barazim pa gola , me po atë 0-0  si  dhe në ndeshjen fazës dytë të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrave  kjo ndeshje pa fitues  ka bërë  që asnjera dhe as tjetëra mostë shfrytëzojë rastin për tu kosoiliduar më mirë  në krye të klasifikimit. Dhe kësisoj  është mbyllur pa fitues në “Loro Boriçi”, kjo  super sfidë mes Vllaznisë dhe Partizanit  që shënon  ndeshjen  e 161  midis këtyre dy  ekipeve. Një përballje tepër e luftuar mes të dy pretendentëve, që nuk prodhoi fitues, teksa në fund skuadrat u mjaftuan me vetëm  më një pikë. Të kuqtë e Ilir Dajës ishin më superiorë në fragmentin e parë të ndeshjes, duke i shkuar shumë pranë golit të avantazhit me anë të Bitrit, por portieri Zogoviç, bëri mrekullinë. Për sa i përket pjesës së dytë, loja ishte e ekuilibruar, ku mundësinë më të mirë e kishte Dilaver, por që nuk finalizoi me sukses. Me këtë barazim, Vllaznia u ngjit në kuotën e 46 pikëve , ndërkohë që Partizani ka momentalisht 44 pikë. Se ndodhi kështu , ndaj të dyja skuadrat kanë rrëshqitur  nga një vend më poshtë në klasifikim,ku Vllaznia   tashmë në  vendit dytë , ja ka lënë kryesimin për shkak të golaverazhit Teutës dhe Partizani   ka zbritur  në vendin e katërt , po për shkak të golaverazhit ja  ka lënë vendin e tretë  Lacit . Mjafton një supergol i vlonjatatit,  Dejvi Bregu që Teuta t’i jap fund serisë të tre  barazimeve radhazi, dhe rikthehet te fitorja, duke mposhtur minimalisht Laçin. Durrsakët e nisën mirë ndeshjen, teksa dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, duke krijuar disa raste për shënim, por pa sukses, për të gjetur golin. Pjesa e dytë nisi ashtu siç u mbyll e para, me skuadrën e Martinit më kërkuese.Pas tentativave të shumta, durrsakët u shpërblyen në minutën e 76’, kur Dejvi Bregu në një aksion ku gjithçka e krijoi vetë, ia del t’i driblojë të gjithë mbrotjen kundërashtare , për të gjuajtur më pas, duke e dërguar topin në  portën e Sherrit .Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, me Teutën që merr vendin e pare me  46 pikë,po aq sa  ka dhe Vllaznia , por me një gol të  shënuar më shumë se shkodranët  këto javë kampionati. Kështu pas 26 javëve kampionat  Teuta e shkon për herë të parë veten në krye të klasifikimit. Në portetin e kësaj skuadre  gjen më së miri të konterizuar dëshirën për sukses , duke hedhur vështrimin vetëm tek  venddet e par të klasifikimit.  11 fitore ,13 barazime dhe vetëm humbje është bilanci i skuadrës të drejtuar nga trajneri shkodran, 46 vjecari Edi Martini. Kupën e Shqipërisë  dhe Superkupën  i kanë rrëmbyer  bregdetarët  sezonin e kaluar në ndeshjet finale kampionëve të Tiranës. Një skuadër që e nis kampionatit qetësisht  edhe pse shpesh paragjykohet nga barazimet e shumëta që në numër  janë  13, sa gjysma e ndeshjeve të zhvilluar deri tani në kampionat . Por kjo Teutë e këtij sezioni deri tani ka numërin më vogël se të tjerët të gola të pasuar  vetëm 11 të tillë , nga 25  të shënuar.Por vetëm kaq  skuadra e trajnerit Martini në 26 javë kampionat  ka pësuar vetëm 2 humbje. Një tregues ky që fakton më së miri se  kjo skuadër  nuke pranon lehët humbjen përball cdo kundërshtari.Tashmë kjo javë e ka nxjerr në krye të klasifikimit së bashku me Vllaznin.Dhe vetë trajneri Martini nuk e kishte menduar në fillim të kampionatit se do do ishte rival  për titull i skuadrës tij të zermrës Vllaznisë, të cilës i ka shërbyer jo pak ,por 12 sezone  si sulmues i saj  në 126 ndeshje  ka  shënuar 70 gola  si askush tjetër  në këto dekadat e fundit.Por , tashmë edhe pse është shmagur nga shorti , përballja me Vllaznin  në ndeshjet gjysëm finale të Kupës  , rivaliteti për kampionat  Teuta-Vllaznia   tani më është evident  dhe sa po ka nisur  të jetë i tillë , duke filuar nga kjo javë kampionati. Teuta në gjysmë finale të Kupës përballë Skënderbeut dhe Vllaznia po në gjysmë finale të Kupës, por do të ketë përballë Laçin. Kështu Teuta e trajnerit shkodran, Edi Martini dhe Vllaznia  e Shkodrës  janë dy elemetët e veçantë të këtij sezoni futbollistik që po i japin atë bukuri të  munguar futbollit shqiptar .

Garë për  rivalitet dhe kërkues për suksesin janë   cilësitë e  tyre .Dhe kur shikon që Vllaznia e këtij sezoni kërkon  të fitojë  trofeun e munguar atë të titullit kampion  që i mungon  kësaj skuadre  që  nga sezoni 2008-2009  kur është regjistruar titullin numër 9 , si  dhe  ai i Kupës që i mungon Shkodrës qënga   viti 2010,  kur Vllaznia arshivonte  për të herë të 6  këtë trofe. Është kështu, ndaj  kuptohet qartë se skuadër  kuqeblu e Shkodrës do synojë deri në fund ta kurorzojë të paktën me një  trofe këtë sezon . Nga ana tjetër rivalja më re e saj në klasifikim Teuta  e Edi Martinit këtë rradhë është shprehur hapur  se synon  fitimin e titullit kampion që ju mungon bregdetarëve në  historinë tyre.Edhe fitimi  Kupës është objektiv, edhe pse nga 4 trofe të tilla të fundit ata e kanë fituar sezonin e kaluar, në vitin 2020 . Gjithsesi , tani  gjithçka  sapo filluar dhe javët  në vazhdim do tregojën  më mirë portretin ee Teutës  të Edi Martinit dhe atë të Vllaznisë të Shkodrës. Por në asnjë rast nuk duhen harruar Laçi  dhe Partizani që  po rivalizojnë fortë dhe  priten të jenë të tillë deri në fund të këtij  kampionatit.Por askush nuk duhet të nënvlersojë kampionen në fuqi Tiranën ,e rikthyer tani së fundi  në këtë garë të bukur për  titullin  kampion.  Kështu  pra , tani  kampionati Superiores  ka më shumë garë , rivalitet dhe dëshirë nga disa skuadr  për të shkuar tek fitimi  titullit kampion.Pas javës  të 26 –të, skuadrat kryesuese Teuta dhe Vllaznia me plotë  merit janë vendosur në krye të kësaj gare  që ka  mbreda saj enigmen e  skuadrës fituese  të titullit kampion.